AMANETI/Rezultati analizës tmerron Aishen

Doanë e ka rrëmbyer fqinja manjake e Aishes, e cila nuk e ka kaluar traumën e humbjes së vajzës së saj. Ajo madje takohet rastësisht edhe me Aishen dhe gjithashtu edhe atë e mashtron, gjoja se nuk di gjë për Doanë.

Gjatë gjithë kohës, fqinja e bind Doanë se nëna saj është në operacion dhe e ka porositur t’a mbajë aty të voglën. Në një moment kur vendos që arratisja është zgjidhja e vetme, ajo i hedh Doasë ilaç gjumi në ushqim.

Ndërkohë vazhdojnë kërkimet nga të gjitha anët për Doanë por rezultatet e kërkimeve i trembin, sepse në një kosh mbeturinash gjejnë një pulovës të Doasë, që e verifikon edhe Aisheja.

Si të mos mjaftonte, gjaku që është gjetur në atë pulovës, rezulton me analiza që i përket Doasë. Larg tyre, në anën tjetër ndodhet Nana. Ajo aq nuk e kontrollon dot më zemrën saqë çdo natë shikon Jamanin në ëndërr.