Aliu i kërkon Dujgusë t’i lërë pas krahëve të gjitha ngjarjet që ndodhen dhe të fokusohen në fejesën e tyre që nuk e bënë dot, duke theksuar se pas asaj fejese, kanë edhe shumë punë të tjera për të bërë. Por mendja e Dujgusë është ende tek Jasemini. Ajo është ende në shtëpi, me nënën e saj dhe hallë Sulltanën. Ato i gatuajnë të gjithë ushqimet e preferuara por më kòt, Jasemini nuk ha asgjë. Ajo qëndron e mbyllur në dhomën e saj, aq sa e frìkëson Semranë, e cila mendon se mos Ertugruli i ka bërë ndonjë gjë që ato nuk e dinë.
Semraja konsultohet me vajzën tjetër, Dujgunë, e cila i sugjeron t’a lërë të qetë Jaseminin, sepse nuk e ka kaluar ende çfarë ka ndodhur. Për t’a qetësuar me të vërtetë të bijën, Semraja e fton atë të gòdasë tapetin që nxjerr në oborr. Jasemini e gòdet teksa kujton se Ertugruli e ka mbajtur larg familjes vetëm që një ditë të hàkmerrej ndaj Dujgusë. Semraja e kupton dhìmbjen e të bijës dhe i qëndron pranë, ndërsa një nënë tjetër, në anën tjetër, po i përgatit kùrthin fëmijës së vet. Ajo është pikërisht nëna e Azizit.
Ajo i tregon se e ka ftuar aty për të kaluar në krye të familjes, por Azizi refuzon dhe thotë prèrazi se nuk ka lidhje me një familje të atillë dhe se rrugët e tyre janë shumë të ndryshme, por nëna tij ngulmon se e vendos ajo se kush kalon në krye të familjes. Sipas saj, ai ia ka marrë bashkëshortin dhe tani është koha të paguajë duke i qëndruar fjalës së saj, gjë për të cilën thotë se është amaneti i të ndjerit Ismet që në krye të familjes të jetë Azizi. Pas atyre fjalëve, Azizi hesht, ndërsa vëllai i tij nuk përfshihet fare.
Sakaq, Seheri është e fokusuar për t’i bërë Jamanit një propozim të denjë për martesë, pasi ka kujtuar çdo gjë që ai ka bërë për të. Fillimisht nuk do t’i tregojë askujt por kur Jamani del nga shtëpia, Seheri vendos t’i tregojë Neslihanit, Adaletit dhe Xhengerit se asaj i është kthyer e gjithë kujtesa. Ato gëzohen pafund, e përqafojnë si një fëmijë dhe e ndihmojnë në planin që ajo ka bërë. Për një ide më të saktë, ajo pyet Xhengerin, se si i ka propozuar ai gruas së tij të ndjerë. Pas një bisede me të, Seheri vendos se çfarë do bëjë saktësisht.