Zuhali shikon dòktor Azizin me shenja në fytyrë dhe kupton se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Jamanit. Edhe pse Azizi ia thekson Zuhalit që të mos i tregojë gjë Seherit, ajo sërish e bën. Seheri nuk humbet fare minuta dhe shkon pranë tij, kësaj rradhe për të qenë ajo dòktoresha dhe Azizi pacìenti saj. I zènë ngushtë, ai tregon se vjen nga një familje krìmìnelësh, që në vend të lodrave i ka dhënë plùmbà e àrmè, që në vogëli. Azizi rrëfen se sa shumë ka lùftuar për t’u larguar prej tyre, derisa ia ka dalë.
Së fundmi, brenda tij është se është bërë shkak për vdèkjen e babait të tij. Pas atyre rrëfimeve të rènda, Seheri largohet, ndërkohë që paralèlisht, Nedimi lajmëron Jamanin se janë gàbuar mbi Azizin, pasi ai ka shkëputur çdo marrëdhënie me familjen e tij, qoftë edhe me nënën. Nedimi thekson se ai ka jetuar jashtë vendit dhe nuk ka asnjë shans që të ketë krijuar ndonjë rrèng për të qenë dòktor i Seherit. Përtej të gjithave, Jamani kërkon që të jenë të kujdesshëm.
Sakaq, Seheri mbërrin tek Fërati. Ajo kërkon të dijë nëse dikur e ka qëllùar me të vërtetë Jamanin, gjë që Fërati ia pohon, por edhe i tregon se si ka ndryshuar Jamani rrënjësisht, vetëm nga dashuria për të dhe familjen. Me ato fjalë, Seheri kupton se i ka rènë në qafë Jamanit. Ajo e telefonon për t’i kërkuar falje, ndërsa ai ofrohet të shkojë t’a marrë për të drekuar me të dhe Jusufin. Seheri pranon por para se të vijë Jamani, djali që është fìksuar pas saj i troket në derë dhe me një kùrth të planifikuar, e rrèmbèn atë.
Në anën tjetër ndodhet Dujgu. Ajo pàndeh se Aliu është në dijeni të planit të Sulltanës por ai nuk është. Sulltana vazhdon përgatitjet, ashtu si Dujgu me Jaseminin, të cilat nuk ia tregojnë dot Semrasë të vërtetën përse po përgatiten. Sulltana mbërrin me lule dhe çokollatë por para se të kërkojë dorën e Dujgusë, Aliu mbërrin dhe e ndalon, ndaj ajo e jùstifikon vizitën duke thënë se po u uronte të shkuara për gjithçka që ndodhi. Veprimi i Aliu nevrìkos pafund Dujgunë ndërsa ai mendon se e lumturoi sepse Dujgu vetë i kishte kërkuar t’a mbanin lidhjen e fshèhtë.