Aliu i shkon nga pas Dujgusë pasi kupton sa e ka mèrzitur dhe në mes të rrugës, nxjerr kutinë me unazë nga xhepi dhe i propozon asaj për të kaluar gjithë jetën sëbashku. E përlòtur, Dujguja pranon dhe përqafohen. Aliu i kërkon shumë falje që nuk e ka kuptuar më herët se çfarë donte ajo dhe e ka mërzìtur ndërkohë, por Dujgu e hèdh tutje atë ngjarje. Përtej lumturisë, ajo i kërkon Aliut që të mos e mbajë unazën në gisht derisa t’ia tregojë nënës së saj se janë fejuar. Pasi shkojnë në kòmisariat sërish, unaza i bie aksìdentalisht nga xhepi.
Ibo e gjen dhe teksa e mban në duar, Kàraja e shikon, pàndeh se është për të dhe nga lumturia madhe që shpreh, Ibo nuk thotë që nuk e ka blerë ai unazën. Në anën tjetër, Azizi vazhdon të kërkojë për Seherin, derisa gjen një person që duke i ushtruar pak dhùnë, i tregon adresën se ku po e mban Xhemili Seherin pèng. Por gjatë asaj kohe, Jamani e gjen vendodhjen e Seherit. Teksa përpiqet t’a lìrojë për t’u larguar, Xhemili i vjen nga pas dhe qèllon fillimisht Jamanin e më pas vëllanë e tij që i prìshi punë.
Tani Xhemili merr pèng edhe Jamanin. Seheri humbet çdo shpresë se ndonjëherë do mund të dalin që aty dhe fillon të qàjë me dènesë. Ajo i tregon se Xhemili ka kryer një rrèmbìm të ngjashëm edhe pak kohë më parë dhe atë vajzën, e ka vràrè. Seheri kërkon shumë falje nga Jamani që e solli në këtë gjendje dhe i tregon se në të vërtetë, ajo mban fotografinë e tij në vàrësen që nuk e heq kurrë nga qafa, sepse e ka kujtim nga motra e ndjerë, nëna e Jusufit. Për t’ia kaluar atë gjendje, Jamani i kërkon Seherit të ëndërrojë se ku do donte të ishte.
Seheri përgjigjet se kuptoi që vendi saj më i sigurtë është pranë tij dhe Jamani lumturohet pafund. Ai merr forcë dhe arrin të zgjidhë litarët e tij dhe litarët e saj. Sapo marrin të largohen, Seheri kupton se i ka mbetur vàrësja brenda. Jamani nxiton që t’ia marrë por në atë moment, Seherin e rrèmbèn sërish Xhemili, me makinë të Jamanit. Ato largohen dhe Jamani mbetet i shòkuar, por në çast vjen Azizi dhe Jamani merr makinën e tij që të dalë në kërkim. Ndërsa Azizi, provon të marrë ndonjë adresë nga vëllai Xhemilit që ka mbetur brenda.