AMANETI/ Seherit i kujtohet një tjetër moment i rëndësishëm

Seheri kthehet në shtëpi me Jamanin dhe teksa ia mjèkon plàgën, ajo e pyet edhe për të shkuarën e tyre, veçanërisht dëshiron të dijë përse kanë pasur aq shumë àrmìq. Me kokën ùlur dhe kèqardhje shumë të madhe, Jamani tregon se àrmìqtë e tyre kanë qenë gjithmonë njerëzit më të afërt, duke filluar nga nëna tij, kunata dhe Zuhali, por Seheri nuk i mban mend ngjarjet dhe as që e lidh dot Zuhalin me ‘Nazllën’ që ajo njeh. Në ato momente, Zuhali telefonon dòktor Azizin për t’a pyetur mbi Seherin.

Ajo shpreson që Seheri të mos jetë shpëtuar fare e të ketë vdèkur, por Azizi i jep làjmin më të kèq që ajo pret, që Seherin e ka shpëtuar Jamani dhe jo ai. Zuhali thuajse humbet torùan por më së tepërmi irrìtohet me veten e saj, që pàndehi të krijonte një hèro në natyrën e Azizit. Zuhali merr guxim dhe i shkon Seherit para shtëpisë por fillimisht e telefonon. Kur Seheri i tregon se është bashkë me Jamanin, ajo rrjedhimisht refuzon të futet brenda dhe mbyll telefonatën. Nga mllèfi, Zuhali thuajse bën një çmènduri.

Ajo merr një gur të madh dhe tenton t’ua hèdhë në dritare që të thýhet e të shkaktojë frìkë, por nuk e bën. Ajo largohet mes lòtësh dhe urrèjtjes për Seherin, ndërsa Seheri me Jamanin bisedojnë me Jusufin në një telefonatë me pamje. Seheri do surprizojë jo vetëm Jusufin por edhe Jamanin, kur i thotë të voglit të tyre se ditën e nesërme mund t’a kalojnë të tre sëbashku, në shtëpinë e Jamanit. Pas atij çasti aq të lumtur për Jamanin, Seherit i vjen një tjetër kujtim nga e shkuara me Jamanin.

Ajo kujton natën e aksìdentit që ia humbi kujtesën, por jo momentin e përplàsjes. Nga ai kujtim, Seheri përjeton gjithë dashurinë e Jamanit, shpreh kèqardhje që e ka munduar aq shumë dhe mes lòtësh gëzimi, përqafohen. Sakaq, në anën tjetër edhe Dujgu do derdhë lòt gëzimi, kur nëna saj pranon lidhjen me Aliun dhe u uron mbarësi. Dujguja menjëherë lajmëron Aliun, që në ato momente dukej se i kishte humbur tòtalisht shpresat. Aliu ngrihet në këmbë e nis të festojë, teksa shpreh edhe çudi me hallën e tij, që gjithmonë e di se çfarë do ndodhë.