AMANETI/ Shoku i Nanës paralajmëron Jamanin

Jamani e shikon nga larg Nanën me shokun e saj, pa denjuar t’u afrohet, veçanërisht kur shikon se ato po shkëmbejnë dhurata me njëri tjetrin dhe për më tepër, ai ka fituar edhe pëlqimin e Jusufit.

Jamani bën të pamundurën që t’ua ngecë qejfin në grykë por shoku i Nanës, para se të largohet, e shokon duke i kërkuar atij të mos ia thyejë zemrën Nanës, teksa i tregon se ajo flet gjithnjë për të dhe rrallë herë ndodh të fusë njeri në jetën e saj.

Sakaq, në anën tjetër ndodhet Koraji, i cili nuk qëndron dot pa i trokitur në shtëpi Aishes, të cilës i kërkon shumë ndjesë për sjelljen e papranueshme që bëri, por Aisheja nuk i përgjigjet fare, gjë që do e irritojë Korajin.

Brenda pak sekondash, ai përgjon bisedën mes motrave dhe mëson se ato janë keq me para. Për t’i futur më në vështirësi që më pas të kërkojnë ndihmën e tij, Koraji ua vjedh edhe paratë e fundit që u kanë mbetur në portofol.