Fërati arrin të vërtetojë pafàjësinë e Jamanit, duke treguar faktet që ai ka qenë në kompani gjatë vënies së zjàrrit në dèpon e familjes Jahjaollu. Edhe pse e lë të lírë, ai i kërkon Jamanit të ketë shumë kujdes, pasi është i bindur në pafàjësinë e tij, si dhe në faktin që dikush i është qèpur nga pas për t’i bërë kèq. Jamani e falenderon por me të dalë që aty, në oborrin e kómisariatit, ai përballet me Azizin, por jo fizikisht. Mes tyre ka vetëm kèrcènime të anasjellta, derisa Jamani largohet.
Ai krijon urrèjtje për Azizin, kur Nedimi i tregon se ka mësuar që ai është vràrèsi i babait të tij. Këtë gjë e besojnë të gjithë, përfshirë vetë Azizin, edhe pse e vërteta është ndryshe. Vràsèsi i vërtetë i babait të Azizit e të tjerëve, është vëllai i tij Idrisi, i cili sapo mëson se si ka vajtur puna me Jamanin, vendos të provojë tentativën e rradhës për t’a àrmìqësuar më tepër me Azizin. Idrisi ka gjetur disa shkrime të Azizit dhe ka kuptuar se ai mund të ketë pasur pëlqim për Seherin, ndaj i del përpara Jamanit, duke ia përmendur atë.
Jamani menjëherë e gòdet por Idrisi e ka marrë parasysh, ndaj dhe vazhdon të flasë, duke i thënë se Azizi nuk e vrèt dot, pasi nuk duron që Seheri të mérzitet dhe për sa kohë që Seheri të jetë e dashuruar pas tij, as Azizi nuk do e léndojë. Jamani i mèshon me grùshtime derisa ai gjàkoset dhe largohet, duke u kthyer në shtëpi në atë formë. Por Azizi e merr shumë personale gjendjen e vëllasë së tij dhe vendos t’i tregojë vendin Jamanit duke organizuar rrémbímin e tij, gjë që arrin t’a realizojë.
Jamani futet brenda një kamioni, i lídhur nga këmbët dhe duart, por Azizi është siguruar që ai t’a marrë mesazhin se atë rrèmbìm e ka falë tij. Në anën tjetër, Aliu fton Ilajdën në kómisariat për t’u ballafaquar me Dujgunë dhe ajo vendos t’i tregojë të vërtetën por në çastin e fundit, Ilajda merr një mesazh nga shoqja saj që i tregon se Kaani ka reaguar, ndaj duhet t’a vazhdojnë lojën me Aliun. Pa hezituar por me kèqardhje, ajo i thotë Dujgusë se janë në një lidhje me Aliun dhe Dujgu largohet duke e qëllùar me shúplakë të fejuarin e saj.