Feriti nuk qëndron i qetë me mendje tek Aisheja, ndaj dhe i shkon poshtë ballkonit por sapo ajo vëren se dikush ndodhet aty, Feriti largohet. Të nesërmen në punë, ajo vendos t’ia kontrollojë fshehurazi zyrën por nuk ia del dot.
Feriti e zë dhe e ndalon prandaj ajo i vihet nga pas kur ai del nga komisariati. Gjatë rrugës, Feriti e vëren dhe për hir të punës, sërish nuk i tregon asaj të vërtetën por vazhdon me misionin policor që e lidh me krimin e shumë viteve përpara.
Vajza me të cilën ai takohet dhe kapet nga duart, është e njëjta vajzë që po për hir të punës i është dashur t’a mashtrojë, vite më parë kur Aisheja ka menduar se ai po e tradhëton dhe për atë arsye e ka lënë, ndaj dhe pikëllohet pafund.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Jamani me Nanën që nisin të sajojnë gjoja historinë e dashurisë, që martesa tyre të besohet si e vërtetë. Teksa tentojnë të bëjnë një fotografi të afruar, Nedimi i shikon dhe urrejtja për Jamanin i shtohet.