AMANETI/Vollkani prezanton ish të dashurën me të dashurën e tij

Personi që qëndron përballë Vollkanit, quhet Bashak, është ish e dashura tij dhe tanimë është emëruar në Stamboll, në të njëjtin komisariat me Vollkanin. Ky i fundit, ia prezanton Neshenë si të dashurën e tij.

Edhe pse Bashakun nuk e prezanton si ish e dashura tij, Nesheja e kupton. Vollkani e pranon dhe i shpjegon që vite më parë e ka braktisur për një tjetër person.

Paralelisht, Feriti po tenton me Aishen. Ai i kërkon që t’ia nisin nga e para me një fillim të pastër, por Aisheja nuk jep dot një përgjigje konkrete, vetëm e shikon dhe i buzëqesh.

Përtej tyre, ndodhet Nana. Ajo merr një telefonatë nga i dashuri i Pinarit, shoqes së saj të ngushtë. Ai do t’i propozojë Pinarit për martesë dhe për t’ia bërë surprizë, kërkon mendimin e Nanës. Ato caktojnë një takim që Jamani e keqkupton.