AMANETI/ Xhemili merr pèng edhe Jamanin

Azizi vazhdon të kërkojë Seherin, por Jamani e gjen para tij. I lumtur që e gjeti, Jamani përpiqet t’a lìrojë nga lìtarët e të largohen por Xhemili vjen nga pas dhe e gòdet e më pas e lìdh, duke e zènë pèng edhe atë. Seheri ndihet shumë në fàj dhe kërkon falje nga Jamani, duke theksuar se ai gjithmonë i qëndroi pranë e me durim ndërsa ajo e mèrziti. E tmèrruar nga gjithçka që po ndodh, Seheri i tregon Jamanit se Xhemili ka rrèmbyèr një vajzë edhe pak vite më parë dhe fundi i asaj vajze, ka qenë vdèkja.

Jamani përpiqet t’a ngushëllojë, por më kòt. Seheri i tregon se në vàrësen që mban përherë, atë që e ka amanet nga motra saj e ndjerë, ka vendosur edhe fotografinë e tij, ngjitur me atë të Jusufit. Jamani e merr këtë si një deklaratë dashurie dhe lumturohet shumë por shikon se Seheri ka  humbur çdo shpresë se do shpëtojnë. Prandaj, i kërkon që ajo të mendojë për vendin se ku do donte të ishte në atë moment. Seheri përgjigjet me bindje të plotë se ka kuptuar që ai është vendi saj më i sigurtë.

Duke marrë forcë nga ato fjalë aq domethënëse për të, Jamani arrin të lìrojë lìtarët e tij dhe të Seherit. Ato janë gadi për t’u larguar me makinën e Jamanit por Seheri vëren se vàrësja e saj ka mbetur brenda në vendin ku ishin pèng. Jamani kthehet për t’a marrë ndërkohë që Seheri pret në makinë por Xhemili mbërrin para Jamanit dhe e rrèmbèn Seherin me makinën e tij. I xhìndosur, Jamani merr makinën e Azizit që sapo mbërriti dhe u vìhet nga pas, ndërkohë që Azizi përpiqet të marrë ndonjë adresë nga vëllai Xhemilit që ndodhet brenda.

Në anën tjetër ndodhet vëllai i pazbuluar i Jamanit, Aliu. Ai i vìhet nga pas Dujgusë pasi kupton sa shumë e ka mërzìtur atë dhe me një kuti që nxjerr nga xhepi, ai zbulon unazën që ka marrë për të dhe i propozon për t’u martuar, ndërkohë që shpjegohet se nuk e kishte kuptuar që ajo ishte gadi për martesë. Dujguja e përlòtur pranon menjëherë dhe ato përqafohen por ajo kërkon që përkohësisht të mbetet mes tyre. Që asnjeri të mos e kuptojë, ajo heq unazën nga gishti por aksìdentalisht i bie në tokë, e gjen Ibo dhe Kàraja pàndeh se është për të.