Nana fshihet menjëherë në depo, sapo dëgjon hapat që po i afrohen. Në depo do futet Jamani por për fat të Nanës, nuk do e gjejë atë. Ajo fshihet në një qoshe dhe dëgjon me veshët e saj Jamanin që betohet se do e gjejë, kudo që të jetë futur ajo. Në po të njëjtën kohë, atë po e kërkon edhe Idrisi, me qëllimin e vetëm që t’e ndalojë denòncimin e saj në pòlici. Sakaq, në shtëpinë ku ndodhet Nana, do zbulohet një e vërtetë në favor të saj. Xhengeri gjen në dhomën e motrës së tij, letrën që Nana i ka shkruajtur Jamanit.
Ai e kritikon shumë ashpèr Ajnurin për letrën që ka fshehur, ndërsa ajo e justifikon veprimin e saj duke thënë se mori parasysh urdhërin e Jamanit për të mos lënë gjëkundi asnjë shenjë të Nanës. Megjithatë, Xhengeri e merr atë letër dhe me të në dorë, shkon pranë Jamanit që vijon të jetë në depo, duke rrezìkuar të zbulojë prezencën e Nanës aty. Xhengeri e merr veçmas, ia dorëzon letrën dhe i tregon se çfarë është. Jamani e merr dhe shkon në dhomën e tij por mllèfi që e ka përfshirë, nuk e lejon t’a lexojë letrën.
Ndërkohë, në anën tjetër ndodhet Feriti, që po qëndron përballë Aishes, Neshesë dhe të kërkuarës, Esrës. Ai kërkon që kjo e fundit të dërgohet në kòmisariat, aty ku e ka vendin, por Aisheja nuk e lejon dhe i del shumë në mbrojtje Esrës, duke besuar verbërisht në pafajësinë e saj dhe duke sqaruar se kush është fàjtorja në atë mes, Xhansuja. Feriti vë në punë anën e tij tolerante dhe nuk e pràngos asnjërën prej tyre. Për më tepër, sëbashku me Aishen fokusohen për t’a zgjidhur çështjen, ndaj ajo i rrëfen gjithçka që di për rastin.
Të nesërmen në punë, Aisheja mëson se Feriti e ka arrèstuar Esrën dhe nèvrikoset pafund. Ajo e ofèndon si mos më kèq ndërsa Esra i shpjegon se ai po e mban në qèli, si vendi më i sigurt për të për momentin, derisa fàjtorët e vërtetë të kàpen. Ndërsa në shtëpinë e Jamanit, atë mëngjes, Nana do vendosë që të largohet, me qëllimin e vetëm të denòncimit ndaj Idrisit, që ai të pràngoset e të vùajë dënìmin për çfarë ka bërë. Që të dalë nga shtëpia, Nana ka nevojë për ndihmën e Jusufit për të shpërqëndruar rojet, dhe ia del.