Këngëtari Gjesti ka festuar dje ditëlindjen, 25- vjetorin e tij. Duket se marrënia Jozi-Gjesti, nuk ndalet pasi ata nuk ndalen së postuari foto me mbishkrime dhe mesazhe të ndryshme.
Joz Marku ka trazuar rrjetin me një postim në instastory. Ai ka publikuar një gotë me verë dhe poshtë saj ka shkruar:
“Hajt gëzuar”. Kjo lëvizje e Jozit a është një ngacmim mediatik apo…? A do të munden të rregullojnë marrëdhënien dyshja më e përfolur?
Livia Brunga, një nga figurat më të spikatura të edicionit të fundit të “Big Brother VIP Albania”, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Këtë herë, jo për ndonjë deklaratë në media apo një tjetër paraqitje televizive, por për një moment të ëmbël dhe tejet domethënës: ajo është shfaqur e veshur me një fustan nusërie, duke rrezatuar lumturi dhe vetëbesim.
Fotoja që ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale dhe është shpërndarë nga vetë Livia në “Instagram Story”, tregon bukuroshen brune duke bërë një rrotullim plot hare në një fustan të bardhë, elegant dhe modern, nga studioja “Mada Wedding House”.
Me flokët e mbledhur në një stil të thjeshtë e fisnik, një kurorë të bardhë mbi kokë dhe syze dielli të zeza që i japin një prekje “cool”, Livia duket plot jetë dhe e transformuar.
Kjo paraqitje vjen vetëm pak kohë pas ndarjes së bujshme nga Mevlan Shaba, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova”. Marrëdhënia mes të dyve kishte zgjuar shumë interes dhe kishte mbledhur një ndjekje të madhe gjatë kohës që të dy ishin në sytë e publikut.
Edhe pse lidhja e tyre nisi si një histori dashurie e ëmbël që preku zemrat e shumë fansave, përfundimi i saj erdhi si befasi për ndjekësit, duke lënë pas shumë pyetje e spekulime.
Megjithatë, duket se Livia ka zgjedhur të ecë përpara. Fotoja me fustan nusërie nuk është konfirmuar nëse lidhet me ndonjë event real martesë, xhirime ose ndonjë projekt profesional, por ajo që bie në sy është energjia pozitive dhe buzëqeshja e sinqertë në fytyrën e saj.
Shumë ndjekës në rrjet janë shprehur të lumtur që e shohin atë duke shkëlqyer dhe kanë komentuar se ajo duket më e bukur se kurrë më parë.
Ky imazh mund të simbolizojë një kapitull të ri për Livia Brungën – një rimishërim i një gruaje të fortë, të pavarur dhe të vendosur për të mos lejuar asnjë pengesë t’i ndalë rrugën.
Në një kohë kur imazhi publik shpesh është i lidhur ngushtë me jetën private, Livia po tregon se është e aftë ta marrë kontrollin dhe ta kthejë çdo moment në një triumf personal.
Në fund të fundit, një fustan i bardhë nuk është vetëm simbol i martesës – por edhe një deklaratë e pastërtisë, fillimeve të reja dhe vetëdashurisë. Dhe Livia Brunga, me këtë paraqitje të jashtëzakonshme, duket se e ka kuptuar këtë më së miri.
Mesa duket, Gjesti dhe Olsi Bylyku kanë gjetur një miqësi të përbashkët, ku së fundmi janë bërë follow mes vete në Instagram. Ky zhvillim ka tërhequr vëmendjen e publikut, veçanërisht pas viteve të fundit kur marrëdhëniet e artistëve shpesh janë subjekt i zënkave dhe skandaleve.
Gjesti dhe Olsi tani janë bërë shokë në rrjetet e tyre sociale, dhe duket se asgjë nuk ka ndikuar që të kenë një marrëdhënie të shëndetshme, edhe pse gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, Gjesti asnjëherë nuk ka përmendur se ka diçka me Olsin. Me dëshirën për të eksploruar mundësi të reja, është e rëndësishme të pranojmë që kjo miqësi mund të sjellë një rrjedhë të re të njoftimeve dhe përvojave për ndjekësit e tyre.
E gjithë kjo është një mundësi për të dy artistët për të rinovuar jo vetëm marrëdhënien e tyre, por edhe për të ofruar përmbajtje inovative në tregun muzikor. Fansat tani presin me padurim të shikojnë se çfarë do të sjellin këta dy artistë të talentuar së bashku.
Fituesi i “Big Brother VIP 4”, Gjesti feston sot ditëlindjen, dhe mes urimeve të shumta, ka marrë edhe një mesazh të veçantë nga moderatori i spektaklit, Ledion Liço.
Ledioni ka postuar në rrjetet sociale një foto të fituesit, duke shkruar shkurtimisht:
Urimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët e kanë komentuar si një vlerësim për momentet që përcaktuan finalen e këtij edicioni.
Në mesin e shumë fotografive që I ka publikuar në rrjetet sociale, diçka mori vëmendjen, aty nuk ishte prezentë Jozi, me të cilin kishte krijuar lidhje dashurie gjatë qëndrimit në “BBVA”.
Edhe pse me vonesë, Jozi nuk hezitoi dhe I bëri urimin e ndjerë.
“Urime ditëlindja”, shkroi ai duke e shoqëruar me emoji me yll.
Sot është një ditë e veçantë për çiftin e njohur të ekranit shqiptar, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj, të cilët ndajnë të njëjtën datë lindjeje.
Moderatorja e dashur për publikun dhe regjisori i talentuar festojnë sot ditëlindjen e tyre, një rast që padyshim e bën këtë ditë edhe më të veçantë për ta. Një lidhje e fortë mes tyre, e cila ka qëndruar në jetë për shumë vite, festohet me entuziazëm dhe dashuri.
Në këtë ditë, fansat e çiftit kanë shpërndarë shumë mesazhe urimi në rrjetet sociale, duke shprehur admirimin e tyre për ta.
Personazhe të njohur të showbizit kanë ofruar urimet më të ngrohta, duke e bërë ditëlindjen e tyre edhe më speciale. Kjo tregon se sa e dashur është kjo çift për komunitetin shqiptar.
“You rock my word, happy birthday my love”, shkruan moderatorja Osmani.
SGM Management ka zyrtarizuar bashkëpunimin me artistin që është bërë një ndër emrat më të lakuar pas fitores në “Big Brother VIP” Gjesti. Në një postim në rrjetet sociale, label-i njoftoi se artisti është tashmë pjesë e familjes së tyre muzikore, duke sinjalizuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e tij.
Me një identitet të veçantë dhe prani magnetike që e dalloi gjatë gjithë rrugëtimit të tij në reality show, Gjesti duket se është gati të shndërrohet nga një fenomen televiziv në një forcë të re në muzikë.
“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” shprehet SGM, duke lënë të nënkuptohet se projektet e para nuk do të vonojnë. Pas kamerave dhe dritave të Big Brother-it, Gjesti sapo hapi dritaren drejt skenës.
Iftuar sot në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Meridian Ramçaj për të komentuar ngjarjet e showbiz-it së fundmi, kryesisht lidhur me temën “A ka Big Brother pas mbylljes së Big Brother?”. Lidhur me komentet e finalistit Laert Vasili për analfabetizëm sa i përket fituesit, Meridiani dha opinionin e tij.
“Nuk u mor me familjarët, me profesionin, u mor vetëm me ata brenda shtëpisë. Laerti pse u kujtua në fund? Ishte e ulët nga ana e tij. Triumfin donte t’a bënte pis”.
Më tej, ish-banori i “Big Brother VIP 1” dha një tjetër argument duke pohuar se shumë njerëz të famshëm, pjesë e showbizz-it nëpër botë, mund të mos kenë përfunduar studimet e larta për arsye të ndryshme.
“Kemi njerëzit me më influencë në botë që s’kanë shkollë”.
Pas katër muajsh të mbushur me tension, emocione dhe përplasje të forta në Big Brother VIP Albania, dy prej konkurrenteve më të spikatura të këtij edicioni, Gerta dhe Rozana, po përfliten për një rikthim surprizë – këtë herë në të njëjtin krah të televizionit.
Në shtëpinë më të ndjekur në vend, dyshen e karakterizonte kontrasti i thellë.
Përplasjet mes tyre, që shpesh tejkalonin kufijtë e lojës dhe preknin edhe jetën personale, mbajtën vëmendjen e publikut për javë me radhë. Megjithatë, televizioni duket se ka një aftësi të veçantë për të kthyer përplasjet në spektakël.
Burime afër “Top Channel” kanë konfirmuar për “Prive” se për sezonin e ri televiziv që nis në shtator, është duke u diskutuar një format i ri argëtues, ku Gerta dhe Rozana mund të jenë pjesë kyçe e kastit. Madje, emri i emisionit të ri është tashmë në fazë diskutimi në zyrat e drejtuesve të kanalit.
A do ta ruajnë vajzat tensionin që i karakterizoi në BBVA, duke e shndërruar në një dinamikë të re televizive? Apo ndoshta për herë të parë do t’i shohim në një rol të papritur – si bashkëpunëtore që synojnë të argëtojnë publikun, dhe jo të rivalizojnë njëra-tjetrën?