Sejrani merr dhurata të njëpasnjëshme nga të gjithë anëtarët e familjes por pas dhuratave luksoze, atë e fton Ifakata për t’i shpjeguar veçmas rregullat e asaj shtëpie, në mes të të cilave i thekson se ajo duhet lajmëruar e para për çdo gjë.
Sejrani konfirmon me kokë dhe më pas largohet, për të zbritur në kuzhinë, ku do ndodhë një situatë e pakëndshme me djalin e Sulltanës, i cili nuk flet dot por Sejrani nuk e di dhe pyet përse është aq i ndrojtur saqë nuk po i përgjigjet.
Sulltana i përgjigjet ashpër jo vetëm në atë moment por edhe pak çaste më vonë kur e zë Sejranin duke u kujdesur për të birin. Tanimë, Sulltana do marrë përgjigjen e merituar nga Feriti, që i rikujton kush është Sejrani dhe kush është Sulltana në atë shtëpi.
Përveç mbrojtjes që i bën, Feriti i sjell Sejranit edhe një telefon, për të folur me familjen e saj, por askush nuk i përgjigjet. Sejrani nuk e mendon aspak se çfarë po ndodh në familjen e saj, me Kazimin e dhunshëm.