Sejrani përjeton një mëngjes emocionues, ku thekson se dhurata më e madhe është afrimiteti që po i japin, jo dhuratat luksoze. Megjithatë, pas atyre dhuratave, Ifakata e thërret në dhomën e saj për t’i shpjeguar rregullat.
Ajo flet shkurtimisht por thekson se për çdo problem duhet t’i adresohet asaj, në të kundërt do e pësojë. Sejrani largohet duke aprovuar dhe menjëherë zbret në kuzhinë, pranë punonjësve që e mirëpresin, përveç Sulltanës.
Sulltana e bën të ndihet keq kur i tregon që djali saj Japraku nuk flet dot, në momentin që Sejrani pyet përse ai nuk po i përgjigjet. Ajo i flet ende më rëndë kur e gjen pak më vonë duke ia lidhur këpucët, por tanimë e ndalon Feriti.
Ai i tregon vendin Sulltanës dhe Sejranin e gëzon jo vetëm duke e mbrojtur por edhe duke i dhuruar një telefon të ri, që ajo të flasë me nënën dhe motrën e saj. Sejrani i telefonon menjëherë por nuk merr dot përgjigje prej tyre.