Feriti tenton t’a bindë Sejranin që ajo të flasë me gazetarin dhe pasi ai e kërcënon duke i thënë se do i tregojë Kazimit për Jusufin, Sejrani pranon. Ato takohen me gazetarin por Feritit nuk i duket se e kanë bindur dhe për këtë fajëson Sejranin.
Megjithatë, gazetari lajmëron ndërmjet Abidinit se nuk do e publikojë lajmin. Personit të cilin i druhen nëse lajmi publikohet, është Halisi, i cili në ato momente po takohet me Hatixhenë në një bahçe çaji, duke folur për të shkuarën.
Nga sytë e secilit rrjedhin lot dhe gjithashtu, një dhuratë fine vjen nga Halisi për Hatixhenë, e cila e pranon pa hezituar. Sakaq, të nesërmen në mëngjes, lajmi pabesisht publikohet. I pari që e shikon është Kazimi, i cili humbet toruan.
Ai i drejtohet vilës me furi ndërkohë Suna lajmëron Sejranin që të përgatitet. Teksa të gjithë tentojnë t’a fshehin nga Halisi, ulërimat e Kazimit dëgjohen deri në dhomën e Halisit i cili zbret menjëherë poshtë.