Ifakati ulet të bisedojë me Orhanin mbi planet që ka bërë, në emër të së ardhmes së familjes. Ai mbetet i shokuar kur Ifakati e propozon Sunën për Fuatin, duke mos pranuar dot një nuse në familje që nuk bën fëmijë, sepse duhen pasardhës.
Paralelisht, motra e Sunës, Sejrani, bën lojën me Feritin, për të cilën vunë dhe bast. Për çudinë e saj të madhe, lojën e fiton Feriti. Ky i fundit kërkon menjëherë që të bëjnë fëmijë, meqë fitoi bastin, por Sejrani vetëm e refuzon.
Nga refuzimi i vazhdueshëm, Feriti krijon bindjen se Sejrani ka fjetur më parë me Jusufin dhe po tenton t’a fshehë. Ndonëse Sejrani e mohon diçka të tillë, Feriti sërish nuk e beson dhe për t’a vërtetuar, pyet Jusufin.
Jusufi gënjen që t’u prishë punë atyre të dyve por Sejrani nuk qëndron dot duarkryq. Ajo e qëllon menjëherë me shuplakë ndërsa Feritit i thekson se nuk i intereson çfarë mendon ai për të.