Çapkëni i pasur/Kazimi mëson se Suna ka puthur Feritin

Sejrani mban lojën e Feritit kur mëson se familja tij pandeh që ai po e kalon natën aty por në mëngjes u duhet të nxitojnë sepse Korhanët do vijnë të vizitojnë Esmën që ka qenë e sëmurë. Për fat, Feriti mbërrin në kohë.

Mirëpo, deri në atë moment ndodhin disa gjëra. Fillimisht Kazimi lumturon familjen duke u thënë se nuk do e japin Sunën për martesë, më pas i tmerron me reagimin e tij kur dëgjon bisedën mes vajzave, Sejranit dhe Sunës.

E gjithë familja mëson se Suna ka puthur Feritin dhe si dënim që ka pirë dhe është puthur, ajo do martohet me kandidatin për dhëndërr. Lajmi i tmerron të gjithë por e fundit që e mëson, është Sejrani.

Ajo e mëson pasi e ofendon si mos më keq Feritin, të cilin e shikon si shkaktarin e gjithë asaj drame. Pas atyre fjalëve, ajo kërkon ndihmën e tij për të shpëtuar Sunën nga ajo martesë por tanimë Feriti nuk pranon sepse është i lënduar.