Jusufi dëgjon rastësisht lajmin se Feriti ka kërkuar dorën e Sejranit dhe jo të Sunës, gjë që e shokon po aq sa vetë Sunën e Sejranin. Kjo e fundit, pasi përfundon dënimin, bisedon me hallën e saj që ngulmon t’a martojë.
Ajo i tregon Sejranit se në atë moshë ka qenë po aq kokëfortë sa ajo dhe ka refuzuar çdo person por tani që është plakur është penduar në shpirt që s’ka krijuar familjen e saj, ndaj dhe do që Sejrani të martohet.
Që aty, Sejrani del për të kryer procedurat e martesës me Feritin por gjen formën dhe shkëputet për t’u takuar me Jusufin. Ajo është gadi t’ia mbathë me të por Jusufi refuzon, duke pasur frikë reagimin e familjes së saj dhe të Feritit.
Sakaq, në anën tjetër ndodhet Ifakati me Orhanin, ku ky i fundit tenton të shkojë me të por ajo e refuzon, duke i kujtuar natën e kaluar kur ai nuk u interesua fare për të por qëndroi vetëm me gruan e tij.