Çapkëni i pasur/Suna tmerrohet nga kandidati për martesë

Sejrani refuzon t’i përgjigjet së motrës në telefon, pasi ndjen neveri duke menduar që është puthur me Feritin. Megjithatë, Suna tregohet këmbëngulëse dhe i telefonon me rradhë të dy, derisa Feriti përgjigjet.

Ajo nuk ngurron të nxitojë për në shtëpi sepse panikoset nga idea që nëna saj nuk është shumë mirë me shëndet. Pasi shkon atje, qetësohet për nënën por shqetësohet për martesën e së motrës.

Megjithatë, i kërkon Sunës të mos e paragjykojë atë që do vijë për t’a kërkuar pasi mund të jetë edhe një person i mirë. Suna lëndohet nga ato fjalë dhe si të mos mjaftonte, tronditet kur burri vjen bashkë me një fëmijë.

Në atë moment mëson se ai ka qenë i martuar dhe fëmija i ka ngelur atij nga martesa. Mes lotësh ajo shpreson se babai saj nuk do e martojë dhe për fat, Kazimi nuk i jep shpresa pretendentit për dhëndërr.