Fermeri e prek nga prapa, Alba reagon ashpër: “Pis mashkull! Mos më….”

Marrëdhënia mes dy banorëve të “Ferma VIP”, Albës dhe Ganiut është krisur qëkur ky i fundit, pa lejen e konkurrentes iu fut në shtrat kur ajo po pushonte.

Pas asaj situate një tjetër debat i ashpër ka ndodhur mes tyre pasi sipas Albës Ganiu teksa ka kaluar në një hapësirë të ngushtë i është ngjitur pas trupit.

E nervozuar nga ky veprim, Alba ka kapur për krahu fermerin për t’i bërë të ditur që të mos veprojë më ashtu, mirëpo situata ka agravuar në ofendime me Albën e cila e ka quajtur gazetarin “Pis mashkull”.

Alba: Ty po të flas (kap për krahu Ganiun, ky i fundit përplaset me tavolinën).

Alba: Po, të shtyj, dhe e bërë me qëllim. Kur e sheh që s’ka hapësirë mos më kalo mua të ngjitesh mbrapa trupit, pis mashkull, mashkull i dobët

Ganiu: Ik, largohu. Largohuuu (e ndërsa Alba i kërkon llogari, Ganiu nuk i përgjigjet).

Provokim apo rastësi? Jozi imiton Gjestin dhe ndez polemikat në rrjet

Pas triumfit të Gjestit në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4, ku ai u shpall fitues dhe u shfaq duke shijuar suksesin e tij në një Lamborghini, duket se edhe një tjetër ish-banor i përfolur i këtij edicioni ka vendosur të “shfaqet me stil”. Bëhet fjalë për Jozi Markun, i cili së fundmi ka publikuar në InstaStory një video ku shihet duke shëtitur në një veturë luksoze të tipit Lamborghini.

Videoja e tij ka tërhequr vëmendje të madhe dhe ka ngjallur reagime të përziera në rrjetet sociale, sidomos duke marrë parasysh ngjarjet që lidhen me figurën e tij. Në rrjetet sociale ka pasur një valë reagimesh nga ndjekësit, të cilët shprehin mendime të ndara lidhur me veprimet e Jozit. Disa e konsiderojnë atë si një personazh të skandaloz, ndërsa të tjerë besojnë se ai po luan rolin e tij për të mbajtur të rinjtë të angazhuar.

Kjo dinamikë në perceptimin e tij e bën edhe më interesante debatin, duke e vendosur Jozin në qendër të vëmendjes publike. Kjo fitore ka rritur edhe më shumë popullaritetin e tij, duke e vendosur si një figurë të admirueshme për shumë ndjekës.

Alba dhe Limi nuk ndalen, tjera momente intime mes tyre para kamerave

Dy banorët e Ferma VIP, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, që pasi kryen marrëdhënie seksuale poshtë jorganit, janë parë shumë pranë njëri-tjetrit.

Së fundmi dyshja kanë kaluar disa momente të ëmbla me puthje dhe përqafime.

Teksa Limi ka qenë duke u parfumosur para pasqyrës, Alba i ka shkuar nga pas dhe e ka përqafuar, më pas ky i fundit e ka marrë konkurrenten në krahë dhe teksa të dy qeshnin, ai e puthte duke e prekur nga të pasmet.

Në një moment marrë shkas nga kjo javë që ka pozitën e kryefermeres, vetë Alba i ka thënë Limit:
A të të jap një urdhër të bëjmë gilivili këtu?”.

Më e dashuruar se kurrë, Egli habit me veprimin e papritur ndaj Gjestit

Pak minuta me parë ajo ka vendosur si postimin e parë ku shihet mes puthjeve e përqafimeve të shumta me Gjestin.

Ky veprim i saj ka bërë që të reagojnë ndjekësit duke u shprehur se çifti po e vazhdojnë marrëdhënien e tyre edhe jashtë shtëpisë së famshme, shkruan “Kosovarja”.

Ani pse ende nuk kemi ndonjë intervistë të përbashkët nga çifti, por ata po e shijojnë kohën bashkë edhe pas kamerave.

“Fundërrinë, kaq e trashë qenke…”/ Plas sherri mes opinionistes dhe konkurrentit në Ferma VIP

Gjatë prime-t të fundit të Ferma VIP, një debat ka plasur mes opinionistes së formtit, Zhakut dhe konkurrentit Frederik Ndoci, ku ky i fundit e ka quajtur “fundërrinë”.

E gjitha filloi kur ata po diskutonin për një situatë të ndodhur në tualetin e shtëpisë, ku Frederiku pasi kishte hyrë në tualetin e vajzave kishte parë Albën gjysmë nudo.

Këtë që kishte parë ai ja komunikoi vetë konkurrentes, mirëpo kjo gjë irritoi Zhakun e cila i kërkoi llogari fermerit se pse nuk i kishte kërkuar falje Albës.

Biseda:

FrederikuKisha nevoja personale, shkova tek banja e burrave ishte e mbyllur, banja tjetër ishte hapur.

ZhakuPo pse nuk i thua më fal asaj që hyre por i thua të pash gjysmë nudo dhe fajëson atë më dole gjysmë nudo?

Frederiku: Unë i thash më fal, se kam edukatën e prindërve të mi, fundërrinë. Nuk kam edukatë fundërrine. I thash më fal, më fal dhe dola.

Zhaku: Pse thua më doli gjysmë nudo, pse e manipulon të vërtetën?

Frederiku: Kaq e trashë qenke moj opinoniste? Kaq e trashë qenke ti?

Shifra të pabesueshme, Gjesti thyen rekordin e Luizit pas daljes nga BBVA

Gjesti është shpallur fituesi i madh i “Big Brother VIP Albania 4”, duke mbyllur kështu me sukses një rrugëtim plot emocione brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Menjëherë pas momentit emocionues të fitores, Gjesti publikoi në Instagram videon ku shpallej fitues.

Ky postim ka grumbulluar mbi 4.5 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime, duke thyer kështu një rekord të rëndësishëm në historinë e “Big Brother VIP Albania”.

Për krahasim, Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të BBVA, i cili gjithashtu publikoi momentin e fitores së tij në Instagram, ka arritur deri më sot 2.9 milionë shikime dhe rreth 185 mijë pëlqime në atë postim.

Ndërkohë, fituesit e edicioneve të tjera, Ilir Shaqiri (BBVA 1) dhe Egla Ceno (BBVA 3), kanë shifra dukshëm më të ulëta në postimet e tyre përkatëse, duke e bërë Gjestin numrin 1 në këtë rekord të veçantë.

Ky sukses në rrjetet sociale tregon edhe një herë mbështetjen e madhe që Gjesti ka fituar nga publiku, jo vetëm gjatë qëndrimit në shtëpi, por edhe pas përfundimit të spektaklit.

Pas 184 ditësh në BBV, Gjesti rikthehet në shtëpinë e tij

Pas përfundimit të rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP”, nga ku u shpall dhe fitues i çmimit të madh, Gjesti është rikthyer në fshatin Pavlan, ky i fundit një emër i dëgjuar për publikun pasi Gjesti shpeshherë e ka përmendur gjatë kohës që ishte në shtëpi.

Rikujtojmë që Gjesti lufoi për çmmimin e madh me Rozana Radin ku kjo e fundit u rendit në vendin e dytë.

Në vend të tretë u rendit aktori Laert Vasili si dhe në vend të katërt Egli Tako.

Laert Vasili habit me komentin për shuplakën e Jozit: “Ktij bravo i qoftë…”

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 tashmë kanë ngelur vetëm katër finalistët.

Rozana Radi, Laert Vasili, Gjesti dhe Egli Tako janë banorët që garojnë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Laerti dhe Rozana kanë diskutuar sërish për incidentin që ndodhi në spektaklin e së shtunës, ku Jozi në dalje goditi me shuplakë Gjestin.

“Çfarë tmerri si se përmbajti veten ai”, tha ai, referuar Jozit.

Pritet të shihet të shtunën se kush do të jetë fituesi i këtij edicioni.

Grindje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: “Sapo të dal jashtë do të…”

Vetëm dy ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother VIP Albania, por tensionet në shtëpi nuk kanë të ndalur. Një nga përplasjet më të fundit ka ndodhur mes dy banorëve, Gjesti dhe Egli Tako, të cilët janë përfshirë në një debat të ashpër.

Shkak për përplasjen u bë një koment i këngëtarit në lidhje me pamjen e jashtme të Eglit, çka e bëri atë të ndjehej e lënduar dhe të reagojë me tone të larta.

Situata agravoi më tej, kur Gjesti nuk ngurroi t’i përmendte jetën e tij jashtë shtëpisë, duke thënë: “E kam jetën të tmerrshme jashtë. Një femër si ti nuk mund të më durojë as dy minuta. Kaq.”

Në nervozizëm e sipër Gjesti u shpreh: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, sapo të dal, bllok e ke nga unë. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.