As Narini dhe as Kemali nuk flejnë dot në dhomë, pa pasur njëri tjetrin, prandaj mëngjesin e të nesërmes, Kemali zgjohet me shumë dhìmbje në qafë. Ai mëson menjëherë nga vetë Narini se ajo ka qenë duke lexuar letrën që Hëzëri i ka shkruar Shehrijes dhe kupton sa e ka kéqkuptuar të gjithë situatën. Kujdesi që Narini menjëherë shfaq për të lehtësuar dhímbjen e tij në qafë, bën që Kemali të bindet se ajo nuk ka fare urrèjtje ndaj tij, përkundrazi. Ndryshe nga ato të dy, mëngjesi i Xhavidanës nuk do jetë aspak i bukur.
Ajo dëgjon Emirin në telefon që mëson se Xhemreja do japë déshminë e asaj atë ditë dhe fríkësohet ende më shumë. Pas asaj telefonate, Emiri largohet nga shtëpia bashkë me Rejhanin për t’a lënë atë në shkollë dhe nga xhelòzia, dëshiron të qëndrojë edhe ai në shkollë. Për t’a mundësuar diçka të tillë, ai anùllon mbledhjen që kishte në kompani dhe futet brenda në shkollë, pasi Rejhani ka kaluar. Për fat, një nga profesorët e asaj shkolle ka qenë dikur shok klase i Emirit dhe rastësisht e shikon atë.
Ai e fton për kafe në kantinën e shkollës dhe kështu kalojnë disa orë sëbashku. Në përfundim, Emiri takon Rejhanin, që sërish po bisedon me profesor Ademin. Ajo i prezanton por sapo profesor Ademi merr t’i tregojë se ka studiuar falë babait të tij, Emiri merr Rejhanin dhe largohet. Gjatë asaj kohe, nga shtëpia tyre ka dalë edhe Suna. Ajo e ka telefonuar disa herë Taxhin dhe duke mos marrë asnjë përgjigje nga ai, ka vendosur t’i shkojë në shtëpi. Taxhi ndodhet brenda në shtëpinë e tij kur dëgjon trokitjen e derës nga Suna.
Ai ende ndihet në fàj kúndrejt saj prandaj nuk del fare në derë, derisa Suna largohet. Sakaq, në shtëpinë e Sunës, avòkati tregon se Xhemreja ka déshmuar se çdo plan e ka bërë me Xhavidanën dhe Emiri ballafàqohet me nënën e tij për diçka të tillë por Xhavidana i mòhon të gjitha, duke thënë se nuk merret dot për bazë një e sëmùrë mendore si Xhemreja. Emiri bie dakord me të dhe pak çaste më vonë, fokusi tij rikthehet tek profesor Ademi që troket për të takuar Hikmetin.