Citon fjalët e Eglit brenda BBVA, Olsi publikon këngën e re që duket dedikim për ish-banoren

Pa dyshim që Egli Tako ka qenë kryefjala e këtij Big Brother VIP dhe këtë e tregon mëse miri edhe fakti që edhe pas daljes, fansat kërkojnë rikthimin e saj.

Për këtë arsye, duke qenë ish-i dashuri i saj, çdo veprim i Olsi Bylykut lidhet dhe shikohet si mesazh ndaj Eglit.

E tillë është edhe kënga e rë që Olsi ka publikuar sot, ku ndër të tjera, Olsi thotë fjalë që Egli i ka thënë brenda shtëpisë së BBVA, teksa fliste për arsyet e ndarjes së tyre.

“E kisha pas ma lehtë, kujtimet mos me cek, përgjigjen sot e ke pse unë të kom rujt diskret. Mke sha për ego, mke sha që spo tla pushtet, tash e kupton me ty skam pas rivalitet”, thotë Olsi në këngën e tij, duke na kujtuar pikërisht fjalët e Eglit.

“Donte që unë të rrija në hije, të mos kisha shumë vëmendje. Donte që të ishte ai i pari në çift dhe kjo smë pëlqente…”, ka thënë ndër të tjera Egli gjatë qëndrimin të saj e pyetur për arsyet e ndarjes, fjalë që përkojnë me tekstin e këngës “Drama.”

Dështoi në Big Brother VIP edicionin e kaluar, ish-banori kandidon për deputet

Jetmir Salaj, fitues i “Big Brother”, do të kandidojë për deputet në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, si pjesë e listës së partisë “Shqipëria Bëhet”, e drejtuar nga Adriatik Lapaj.

Kjo parti ka dorëzuar zyrtarisht listën e kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku përfshihet edhe emri i Salajt.

Kujtojmë se edhe Armaldo Kllogjeri dhe Fotini Derxho, dy ish banorë të ‘BBVA’, kandidojnë në këto zgjedhje për t’u bërë deputet.

Vserlo akuzon rëndë Olën: “I ke marrë burrin…”

Një diskutim i fortë ndodhi ditën e djeshme mes Vserlos dhe Olës. Banori i tha Olës se ajo merret me burra të martuar, akuzë që u mohua nga konkurentja e ‘BBVA’.

Biseda mes tyre: 

Vserlo: Nga kjo të njoh unë ty. Nja 10 vetave ja ke marrë burrave. Jashtë ti i merr burrat të tjerëve.

Ola: Siç bëjnë shoqet e tua.

Vserlo: Shoqeve të mia t’i lëpish gishtin e vogël të këmbës së majtë ti.

Ola: Ti nuk me njeh mua, pse shpik? O llafazan.

Vserlo: O fansja ime e zjarrtë.

Ola: O këngëtar i dështuar, unë kam qeshur me këngët e tua.

Vserlo: Ti nuk dështon t’i marrësh burrat të tjerëve.

Gjesti lë “nam” me deklaratën e tij: “Bullgaria është kryeqyteti i…”

Mbrëmjen e kaluar, banorët u përfshinë në diskutime të shumta.

Përplasja nisi kur Gjesti kritikoi Vserlon për përdorimin e termit “modele bullgare”, duke i kërkuar llogari për mënyrën si etiketon banorët e tjerë. Teksa diskutimi u tensionua, Gjesti u mundua të justifikonte fjalët e tij, por një gafë e tij në gjeografi.

“Ti je që thua modele prej Bullgarisë, Bullgaria e dinë të gjithë kush është. Ti e ke përmendur Bullgarinë, jo unë. Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë!” – tha Gjesti.

Rozana ndërhyri për ta korrigjuar duke i thënë se kryeqyteti i Bullgarisë është Sofia.

Por, Gjesti këmbënguli: “Bullgaria është kryeqyteti i Serbisë, mesa di unë”.

Shikoni momentin me video:

https://twitter.com/i/status/1899938375819284742

Rozana takohet me Eglin në dhomën e dëshirave, ja pamjet që nxitën dyshimet e fansave

Një video e publikuar në TikTok po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke shkaktuar reagime dhe diskutime të shumta.

Në video, shihet Rozana Radi e cila po futet në “Dhoma e Dëshirave”.

Aty shihet se dikush po e pret Rozanën brenda. Klipi, ka nxitur shumë komente dhe spekulime nga ndjekësit, duke e bërë këtë moment viral në rrjetet sociale.

Përdoruesit e TikTok kanë pasur teori të ndryshme për këtë takim, disa duke thënë se po takon një psikolog e të tjerë thonë se personi që po takon është Egli Tako.

Livia për Eglin: “Jam në kontakt me të, nuk do të…”

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Livia Brunga ka reaguar për herë të parë pas daljes nga reality show, duke falënderuar ndjekësit për mbështetjen e madhe dhe duke dhënë disa përgjigje për pyetjet më të shpeshta që ka marrë.

Ajo u ndal veçanërisht te raporti i saj me Eglin, duke konfirmuar se vazhdojnë të jenë në kontakt, por ka zgjedhur të mos japë detaje të mëtejshme deri sa ai të vendosë të flasë vetë.

Livia nuk ka preferuar të ndajë detaje nga jeta e saj private, duke thënë se është e lumtur dhe kjo mjafton. Po ashtu, ajo ka treguar se i mungojnë shumë Rozana dhe Laerti nga shtëpia e “Big Brother”.

“Po, jam në kontakt me Eglin por nuk kam dëshirë të “shes” informacione deri kur Egli vetë të vendosë të dalë dhe të flasë. Mund të shpreh vetëm që Eglin e kam zemër, çdo gjë që kemi ndarë aty brenda ishte reale, çdo gjë vazhdon siç ka fillu, dhe ja dua aq shumë atë buzëqeshjen”

Pritez Zarf i Zi, Gerta Gixhari kap për flokësh Valbonën dhe…

Një tjetër situatë e tensionuar ka marrë vëmendje në Big Brother VIP Albania 4.

Një debat i ashpër mes Gerta Gixharit dhe Valbona Mhillit pothuajse degradoi në përplasje fizike, kur Gerta, në një moment, e kapi Valbonën për flokë.

Ky veprim konsiderohet akt dhune dhe pritet të shihet nëse Vëllai i Madh do të marrë ndonjë vendim.

Duket se tensionet në shtëpi po arrijnë kulmin, duke tejkaluar çdo limit.

Egla Ceno hyn në shtëpinë e BBVA dhe puth në buzë…

Këtë mëngjes, në shtëpinë e “Big Brother VIP”, për banorët ka nisur një sfidë: ata nuk duhet të reagojnë ndaj të papriturave që do t’u sjellë Vëllai i Madh.

Sakaq Egla Ceno ka hyrë sot në shtëpinë e Big Brother VIP Albania si pjesë e sfidës së vendosur nga “Vëllai i Madh”.

Gjatë hyrjes, Egla është përballur fillimisht me Gjestin, ndërsa më pas ka kaluar në dhomën e gjumit, ku ka takuar Laertin dhe e ka puthur në buzë.

Pasi bëri një shëtitje në ambientet e shtëpisë, Egla u fut në vaskë, një ndër ritualet e saj të preferuara gjatë qëndrimit në shtëpi në edicionin e kaluar.

“Pijanec i keq…”, sherr i rëndë mes Laertit dhe Jozit

Pas spektaklit të së martës, banorët e Big Brother Albania VIP duket se nuk kanë gjetur qetësi, pasi darka në oborr u kthye në arenë debatesh dhe përplasjesh të ashpra.

Fillimisht, Gerta Gixhari dhe Rozana Radi patën një përplasje të fortë, e cila eskaloi përpara syve të gjithë banorëve.

Por tensionet nuk përfunduan këtu. Më pas, Gerta u përfshi në një debat të zjarrtë edhe me Laert Vasilin, ku u ndërhy edhe Joz Marku.

Në një moment, Laerti i kërkoi Gertës gotën e verës, duke nxitur reagime të tjera. Situata kulmoi kur Jozi i drejtoi aktorit fjalë të rënda: “Pijanec i keq, ti je pijanec i keq.”

Ola-Gjestit: “Turp, ty të nxorri jashtë Driloni…”, Reagon fituesi i BBVK: “Ti je veç një…”

Pas një debati të ashpër në shtëpinë e Big Brother, Ola Zenelaj ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Gjestit, duke thumbuar edhe ish-banorin Driloni:

“Ty që të nxori Driloni. Me të nxjerrë Driloni, që do tre javë ditë me ndërtu një fjali. Boksieri… kuj e zezë me të nxjerr ai.”

Deklarata e saj ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa Driloni nuk ka qëndruar në heshtje. Ai ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku edhe njëherë ka treguar mbështetjen e tij për Gjestin.