“Ska djalë ma të keq…”, Jozi e ofendoi në BBVA, reagon ashpër Stresi: “Sa ke me u…”

Gjatë një bisede me Valbonën në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Jozi ka shprehur një mendim aspak të mirë për reperin Stresi.

Teksa Valbona e përshkroi atë si “një djalë shumë i mirë”, Jozi ndërhyri duke thënë: “Është çun i keq. S’ka djalë më të keq.”

Deklarata e tij nuk i ka shpëtuar Stresit, i cili reagoi menjëherë në rrjetet sociale. Në një video të shpërndarë nga shtëpia e BBVIP, reperi shkruan: “O lask*r mashkull. O arruguntagu. Sa ke me u rraf ti o zot!”

A do të ketë një “sqarim” mes Jozit dhe Stresit pas përfundimit të spektaklit? Kjo mbetet për t’u parë!

“E njëjta strategji! Nëse do të fitojë, Gjesti duhet të…”, Olsa Muhameti komenton lojën e Gjesti

Olsa Muhameti ka komentuar sjelljen e Gjesti në shtëpinë e Big Brother VIP Albania (BBVA), duke e krahasuar atë me sjelljet e tij në BBVK. Ajo shkruan se Gjesti po përdor të njëjtën “lojë” si në BBVK: duke qenë funny, provokues dhe flirtues me një vajzë.

Ajo përmend lojën e cigareve dhe të gjumit, duke theksuar se këto janë sjellje që tashmë publiku i ka parë për 85 ditë në BBVK.

“Ishte koha e mjaftueshme për të nxjerrë më të mirën nga Gjesti në BBVK. Pres që Gjesti të rishpiket në BBVA, pasi vetëm kjo do ta bënte atë fitues,” ka shkruar ajo në story pasi u pyet nga ndjekësit.

Ballafaqim me Livian, Mevlani mund të futet në BBVA

Shtëpia e “Big Brother Vip Albania” ka shumë banorë me histori të ndryshme. Një prej tyre është edhe Livia, e cila ka krijuar një dramë të madhe me ish partnerin e saj, Mevlanin.

Ky i fundit, ka realizuar një bisedë me ndjekësit ku nuk munguan pyetjet për ish partneren e tij.

Një pyetje ishte se ‘A ka gjasa të ftoj ‘Big Brother VIP Albania’ për një takim me Livian”.

Ai është përgjigjur:

Sedi, ndoshta edhe mund të këtë një takim sqarues si Atilla”.

Ndjekësit kanë aluduar se Mevlani mesa duket po e kërkon hapur një takim me Livian.

Xheneta fotografohet në Tiranë me ish-banoren me BB, sonte ballafaqim me Gjestin?

Pak minuat më parë, finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta ka postuar një foto nga Tirana.

Shumë ndjekës të saj kanë aluduar se ajo sonte do të futet në Big-un e Shqipërisë, ku është duke qëndruar ish i dashuri i saj, Gjesti.

Media ka siguruar një foto, ku pak minuta më parë ajo është parë në një lokal në Prishtinë, se bashku me ish banoren e Big Brother VIP Kosova, Ilirianën.

Hyrje të reja dhe të papritura! Çfarë pritet të ndodh sot në “Big Brother VIP 4”

Gara në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” sa vjen e bëhet më dinamike dhe më e ashpër.

Një raport i ngushtë i lindur mes Gjestit dhe Eglit duket se ka pësuar “krisje”. Çfarë po ndodh mes banorëve? A po e përdor Egli, Gjestin apo ka ndjenja të vërteta?

Nga ana tjetër, përplasjet mes Gertit dhe Laertit kanë vijuar të ashpra, me akuza të rënda, teksa mes tyre është përfshirë dhe Rozana. Kush ka të drejtë?

Bernardi, Gerta, Gerti, Jozi apo Klajdi, cili prej banorëve të nominuar do të lërë sot shtëpinë?

Me hyrje të reja, të papritura dhe surpriza, ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP 4” prej orës 21:15.