Gjesti, Egli dhe Rozana në nominim? Rizarta zgjidhet lider: “Do i vë flakën me avantazhin…”

Rizarta është zgjedhur si lider e shtëpisë së BBVA, pas votimit të banorëve pak më parë.

Siç ka paralajmëruar edhe më parë, që nëse zgjidhej më parë dhe do kishte avantazh, në nominim do dërgonte Eglin, Rozanën dhe Gjestin, që të nxirrte Eglin, ashtu duket se do veprojë.

Kjo pasi sapo është zgjedhur lider a jo ka bërë paralajëmërimin e fortë ndaj banorëve të tjerë:

“Do i vë flakën…”, është shprehur Rizarta.

Mbetet të shohim se cili do jetë avantazhi që Vëllai i Madh do i japi Rizartës.

Rizarta zgjidhet lider dhe bën paralajmërimin e fortë: “Do i vë flakën me avantazhin…”

Rizarta është zgjedhur si lider e shtëpisë së BBVA, pas votimit të banorëve pak më parë.

Siç ka paralajmëruar edhe më parë, që nëse zgjidhej më parë dhe do kishte avantazh, në nominim do dërgonte Eglin, Rozanën dhe Gjestin, që të nxirrte Eglin, ashtu duket se do veprojë.

Kjo pasi sapo është zgjedhur lider a jo ka bërë paralajëmërimin e fortë ndaj banorëve të tjerë:

“Do i vë flakën…”, është shprehur Rizarta.

Mbetet të shohim se cili do jetë avantazhi që Vëllai i Madh do i japi Rizartës.

E lënduar nga veprimi i Gjestit gjatë natës, përlotet Egli: “S’jam ndjerë ndonjëherë më e flliqur”

Mbrëmja e kaluar nuk paska shkuar mirë për Eglin dhe Gjestin. Në rrjet përflitet se Gjesti e ka ‘bullizuar’ Eglin për një nishan që ka në këmbë.

E mesa duket, për shkak të kësaj, Egli është zgjuar e përlotur, e madje ia ka rrëfyer Danjës atë që përjetoi.

‘Vë në mes jorganin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më e flliqur. I thashë falemindero Zotin që je këtu, se të ishe jashtë do të kisha fluturur nga dritarja’.- tha Egli.

A do rikthehej me Gjestin? Xheneta habit me përgjigjen e saj: “Vazhdoj të…”

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka deklaruar se nuk do të rikthehej me Gjestin, pavarësisht se ai është shprehur se ende ka ndjenja për të.

Në emisionin “E Diell”, ajo tha se nuk e di cilin version të Gjestit të besojë dhe theksoi se nuk do t’i besonte as nëse ai do të ndryshonte pas përfundimit të spektaklit.

“Vazhdoj të them njësoj, nuk di cilin Gjest me e besu atë që thotë femra më e ulët, a atë që thotë nuk dua të ulë as të shkelë edhe kam ndjenja akoma për të”, u shpreh ajo.

Aktualisht, Gjesti është në një romancë të re me Egli Takon.

Stresi habit me deklaratën për Gjestin: “Nëna ime për të…”

Reperi i njohur Arkimed Lushaj – Stresi ka qenë i ftuar së fundmi në programin “E Diell”, ku pati një debat të ashpër me opinionisten Xheneta Fetahu.

Shkak për këtë u bë mbështetja e Stresit ndaj banorit të Big Brother VIP, Gjesti, duke i dërguar edhe drone vazhdimisht. Xheneta e pyeti për arsyet e kësaj mbështetjeje, ndërsa Stresi u shpreh se nuk ka nevojë për vëmendje, pasi është në skenë prej vitesh.

i tha se veprimi i tij është kryesisht për shkak të nënës së tij, e cila mbështet Gjesti dhe preket nga situata e tij në reality show.

“Në radhë të parë, po e bëj edhe nga nëna ime që qan dhe thotë ‘shiko çfarë po i bëjnë djalit’. Është dëshira e nënës time. E gjithë familja ime bën tifo”, deklaroi ai.

Pas kësaj, Stresi iu drejtua Xhenetës duke i kërkuar llogari se përse dëshiron të merret me të, kur më parë kishte deklaruar se nuk do fliste më për këtë temë.

Pas puthjes me Gjestin, Xheneta thumbon keq Eglin

Pas puthjes që ndodhi mes Gjestit dhe Eglit, ku artisti e përmendi Egli-n si të dashurën e tij, Xheneta nuk hezitoi të shpërndante disa thumbime në rrjetet sociale.

Ajo publikoi disa fotografi ku u shfaq e kuruar në çdo detaj, duke tërhequr vëmendje me përshkrimin që, duket, ishte një “diss” për Eglin.

“Ti po përpiqesh të shkëlqesh, por unë jam tashmë ylli, vazhdo të ëndërrosh, vajzë, nuk do të arrish aq larg”, shkroi Xheneta krahas imazhit të saj, duke i lënë një mesazh të qartë “konkurentes” së saj.

Publikohet fotoja e ish-të dashurës së G-Banit, vërtetohet ngjashmëria me Danjën

Një foto e publikuar në Fan Club tregoi G Banin me ish-të dashurën e tij suedeze, duke vërtetuar ngjashmërinë mes saj dhe Danjës—diçka që reperi e ka përmendur shpesh.

Që nga fillimi i Big Brother VIP 4, G Bani ka shprehur pëlqim për Danjën, pavarësisht se ka një lidhje jashtë.

Ai vazhdoi t’i bënte komplimente edhe pas rikthimit, gjë që Danja e ka pranuar se e pengon. Pas gjithë diskutimeve, reperi ka vendosur të tërhiqet dhe të mos e ndjekë më nga pas.

Amber me akuza të rënda kundër Gjestit: “Kur isha në kuzhinë ai më bëri…”

Mëngjesi i sotëm nisi me diskutime brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.

Teksa ndodheshin në oborr, Amber u shpreh se Gjesti e mban Eglin vetëm për artikulim dhe për Prime.

Ai nuk di të flasë. Sepse unë e provova në një situatë. Ai bëri një gjë të pisët me mua në kuzhinë dhe unë nuk i dhashë zë. Egli i tha atij: ‘Më thuaj edhe mua që të mos mërzitet Amberi.’

Ajo është në gjendje të sakrifikojë çdo lloj pike për të qenë me atë. Imagjino të sakrifikosh deri në këtë pikë” – tha Amberi.

Si Luizi, Gjesti firmos kontratë me Top Channel, zbulohen detajet

Burime për Prive bëjnë të ditur se Gjesti, ka nënshkruar një marrëveshje me Top Channel.

Ky lajm ka shkaktuar shumë reagime, duke u bërë pjesë e diskutimeve pas suksesit të Gjestit, i cili ka arritur një popullaritet të ngjashëm me atë të Luiz Ejllit.

Kontrata e nënshkruar është për një periudhë dyvjeçare dhe përfshin menaxhimin e karrierës së tij artistike, duke u përqendruar në zhvillimin e këngëve dhe projekteve muzikore.

Rivalitet mes dy produksioneve? Luiz Ejlli merr ofertën për tu bërë pjesë e…

Fituesi i “Big Brother Vip Albania”, Luiz Ejlli ka marrë një ofertë për të marrë pjesë në një reality show.

‘Prive’ ka mësuar se Luizit i është ofruar pozicioni i Bes Kallakut tek ”Ferma Vip”, për të moderuar pjesën brenda fermës.

Ejlli është në kontakt me televizionin Vizion Plus, por ende nuk kanë nënshkruar një marrëveshje.

Pritet të shihet nëse Luizi do e pranojë ofertën apo jo.