G-Bani tregon të vërtetën:”Familja e Xhenetës më ka ndihmuar, kur u takuam folëm për…”

G-Bani ka zbuluar më shumë detaje nga takimi që ka pasur me Xhenetën pak javë më parë. Teksa ishte i ftuar në podcastin e Meriton Mjekiqit, ai zbuloi se vite më parë ka punuar në restorantin e të afërmve të Xhenetës.

Pyetja– Cila është e vërteta e takimit tënd me Xhenetën, pasi ka pasur shumë aludime në rrjet?

G Bani: Kur e takova Xhenetën para disa ditësh, nuk e takova me atributin e gjinisë së bukur, por e kam takuar në atributin e një motre. Sepse unë babain e saj e njoh, kam punuar në restorantin e dajave të Xhenetës, në Malmo, në Suedi. Kam punuar rreth një vit aty, kur kam qenë i dënuar me detyrim paraqitje në Suedi dhe duhej të tregoja një dimension të karakterit tim më të ligjshëm. Ia njoh babain dhe nënën Xhenetës, kështu që e kam takuar si motër.

Pyetje– Çfarë keni biseduar me Xhenetën?

G Bani: Emri i Gjestit u përmend në bisedë. Do të ishte hipokrizi, do të ishte gënjeshtër e madhe të thonim që nuk është përmendur. Njerëzit kujtojnë se unë u përjashtova nga Gjesti.

Unë nuk u përjashtova prej Gjestit, u përjashtova për gjestin që bëra unë kundrejt Gjestit. Nuk ishte faji i Gjestit, ai tha çfarë tha, ajo lojë nervash është. Gjesti është një djalosh që për mendimin tim, i shet të gjitha, traditën, besën, të tëra për lojën e vet.

Unë nuk kam nevojë t’i vërtetoj militantëve ose fansave të Gjestit se sa e kam dashur dhe sa e kam përkrahur unë, sepse veprat flasin vetë, ka video që kush do që t’i shohë, i shikon.

Sa paska ndryshuar, ja si dukej Egli Tako 10 vite më parë

Egli Tako është bërë një emër mjaftë i komentuar në mediat rozë.

Disa fotografi të saj kanë qarkulluar nëpër rrjetet sociale, ku shihet se sa ndryshe ka qenë Egli para 10 viteve.

Ajo ishte pjesë e ”X Factor Albania”, dhe në këtë garë dukej krejtësisht ndryshe nga tash në BBVA.

Eduart Grishaj thumbon BBVA: “Të merr jetën dhe të…”

I ftuar në podcastin e Alketa Vejsiut, Eudart Grishaj foli më shumë për karrierën e tij si regjisor si filmash ashtu dhe emisionesh të suksesshme, siç është dhe spektkali i njohur i “BBVA”.

Teksa u pyet nga Alketa nëse ai e ndjente sadopak mungesën e formatit të “Big Brotheri”, regjisori me sinqeritetin e tij më të madh tha:

“Big Brother për momentin nuk më mungon. Nuk ka format që të konsumon më shumë se Big Brotheri, që të shtrydh, që të merr kohë, që të merr jetën, që të largon nga fëmijët, që të fut te bota e një shtëpie, është vetëm Big Brother dhe duhet patjetër që të marrësh frymë, të kesh një shkëputje për t’u rikthyer sepse është shumë i vështirë si emision.”

Me fjalët e fundit, Eduarti lë të nënkuptohet se ekziston mundësia për një rikthim të tijn në këtë format.

Por se sa do të realizohet kjo mbetet per t’u parë me kalimin e kohës.

Zarf i Zi në shtëpinë e BBVA! Sonte largohet…

Ditën e sotme në shtëpinë e BBVA kanë ndodhur shumë ngjarje, ndër të cilat më të rëndësishmet kanë qenë fshehjet e sendeve personale.

G-Bani ndër të tjera ka fshehur të gjitha rrobat e Gjestit dhe Eglit, si hakmarrje që atij i kishin fshehur cigaret.

Por nuk ka qenë vetëm G-Bani ai që ka fshehur sendet personale, prandej nuk do jetë i vetmi që mund të dënohet.

Vëllai i Madh ka sjell një zarf të zi në shtëpi, ku i paralajmëron të gjithë banorët të bëjnë gati valixhet, duke nënkuptuar se secili është i rrezikuar të largohet sonte.

“Ti je i njohur jashtë veç për…”, Rozana i përmend të shkuarën Gjestit

Një debat i ashpër shpërtheu mes Rozana Radit dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania, ku tensionet u ndezën në oborrin e shtëpisë.

Rozana e ironizoi Gjestin duke e quajtur “frikacak” dhe duke i vënë në dyshim famën, ndërsa Gjesti iu kundërpërgjigj ashpër.

“Për çfarë je i njohur? Për ish-dashnore?”, e thumbonte ajo. Në përgjigje, Gjesti iu kundërpërgjigj ashpër: “Luaje lojën e fëlliqur, të tregoj çfarë bëj me ty”.-u shpreh Rozana.

Situata u përshkallëzua kur ai kërcënoi se do ta nxirrte Rozanën jashtë, ndërsa ajo e krahasoi me një “krimb” dhe e sfidoi. Tensionet vazhduan kur Gjesti i ofroi një “lojë të pastër apo të fëlliqur”.

Ky konflikt ka trazuar atmosferën në shtëpi dhe ka ngritur pyetje për ndikimin e tij në dinamikën e lojës.

Pritet një tjetër Zarf i Zi, G-bani gabon rëndë sërish me Gjestin

Në një debat të ashpër në Big Brother VIP Albania, G-Bani shpërtheu ndaj bashkëkonkurrentit të tij, Gjestit, duke e ofenduar me fjalë të rënda, nga “llum” deri tek “karakter i shëmtuar” dhe “idiot”.

Ky veprim pason një histori të mëparshme të G-Banit me sjellje agresive, përfshirë një ndëshkim me zarf të zi për përplasje fizike dhe fjalë ofenduese.

Shpërthimi i tij ishte veçanërisht i ashpër, duke sulmuar karakterin dhe integritetin e Gjestit. Një zarf i zi pritet të vijë si pasojë e kësaj sjelljeje.

https://www.tiktok.com/@gjestiofficial_0/video/7476622134056553774?embed_source=121374463%2C121468991%2C121439635%2C121433650%2C121404359%2C121497414%2C73319236%2C121477481%2C121351166%2C121487028%2C73347566%2C121331973%2C120811592%2C120810756%2C121503376%3Bnull%3Bembed_pause_share&refer=embed&referer_url=iconstyle.al%2Fpritet-zarf-i-zi-g-bani-shperthen-keq-ndaj-gjestit-lopcar-shpirtzi-klloun%2F&referer_video_id=7476622134056553774

Qenkan pajtuar, Livia habit me postimin nga shtëpia e…

Livia, ish-banorja e Big Brother VIP, dikur kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Rozana Radin, e cila ende ndodhet në shtëpinë e famshme.

Megjithatë, pas disa keqkuptimeve mes tyre, raporti u duk i ftohtë kur Livia u eliminua nga gara dhe e takoi Rozin me distancë.

Pavarësisht kësaj, duket se Livia e ka lënë pas çdo debat dhe ka treguar mbështetje të fortë për Rozanën.

Së fundmi, ajo është parë në shtëpinë e saj, duke forcuar idenë se miqësia mes tyre vazhdon dhe se, edhe pse jashtë lojës, Livia vijon ta përkrahë publikisht Rozin në rrugëtimin e saj brenda BBV.

Gjesti më në fund e pranon: “Egli më ka bërë të…”

Një deklaratë e fundit e Gjestit për Egli Takon ka bërë bujë në rrjetet sociale dhe në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë një bisede me Olën, ai u shpreh se sjellja e Eglit e ka bërë të “kapërcejë murin”, duke lënë të kuptohet se ajo ka ndikuar shumë tek ai emocionalisht.

Gjesti gjithashtu e krahasoi Eglin me një lidhje që ai ka pasur më parë jashtë shtëpisë, duke thënë se nuk ka qenë një eksperiencë e mirë dhe duke lënë të nënkuptohet se e di deri ku mund të shkojë një femër në situata të caktuara.

Ke fiksim të tepërt, jo dashuri,” – tha ai.

Xhenetës nuk i del inati, tjetër thumbim për Gjestin

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu, ka bërë paraqitjen e saj të radhës në rrjetet sociale, ku jo vetëm ka shkëlqyer me pamjen, por edhe ka tërhequr vëmendjen me një mesazh të koduar.

E kuruar deri në detajin e fundit, Xheneta ka ndarë një fotografi ku duket më e sigurt se kurrë, ndërsa përshkrimi që ka zgjedhur ka ngritur dyshime për një ‘thumbim’ ndaj Gjestit, ish-banorit të BBVA, me të cilin pati një romancë gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK-së.

“Jo tipi që e gjen dy herë,” ka shkruar Xheneta, duke lënë të kuptohet se përfundimisht ka hequr dorë nga lidhja me Gjestin.