E frikshme, publikohen pamjet e murit të lartë nga ku Gjesti u hodh

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës (26 shkurt) në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Banori Besart Kelmendi apo i njohur për publikun, Gjesti, vendosi papritmas të kalonte murin rrethues të shtëpisë.

Në një situatë të pazakontë, Vëllai i Madh reagoi duke futur një zarf të zi brenda shtëpisë. Atij iu njoftua se ka thyer rregullat dhe për këtë do të marrë ndëshkimin në spektaklin e së shtunës.

Në ‘Shqipëria Live’ janë sjell pamjet e vendit ku banori u hodh duke treguar më shumë detaje rreth këtij rasti.

Ata kanë zbuluar murin, vendin se si duket dhe për atë se çfarë ndodhi pasi ishte hedhur.

Megjithëse nuk pati lëndime, thuhet se muri është i lartë rreth dy apo tre metra.

Jozi akuzoi Rozanën dhe Livian për veprime poshtë krevati, reagon Livia

Pas deklaratës së bujshme të Jozit, i cili tha se ka parë Rozana Radin duke vepruar poshtë jorganit me Livia Brungën, kjo e fundit ka reaguar ndaj situatës.

Në një imazh të publikuar, Livia duket e prekur nga komentet që po qarkullojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 4”.

Deklarata e Jozit ka shkaktuar një debat të madh mes banorëve dhe ka ndezur rrjetet sociale, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë ndonjë përballje mes të përfshirëve.

“Ti s’deshe të ikësh, por…”, aktori i famshëm rrënqeth me fjalët e tij për Gjestin pas hedhjes nga muri

Aktori, Çun Lajçi, ka dal me një reagim për veprimin e Gjestit i cili tentoi të arratisej nga shtëpia e BBVA mbrëmë.

Ai ka shkruar një postim mbështetës për këngëtarin, duke e përgëzuar atë për guximin e energjinë.

“Gjesti. Ta dua guximin, energjinë, elanin, dëshirën për të bukurën, për të paarritshmen, për jetën përtej mureve, tej grilave; dëshirën për ta vënë në sprovë vetveten dhe për t’u ballafaquar me një forcë që tejkalon tënden!”, shkroi ai përmes një postimi në Facebook.

Madje Lajçi ka habitur edhe me një fjali duke iu drejtuar Gjestit se “cjapi i egër ngjitet në shkëmb për të këputur karajfilat që çelin në plasat e gurit”.

Unë ta kuptova dëshirën atë mbrëmje, më 26 shkurt! Jo! Ti s’deshe të ikësh, s’deshe ta lësh Eglën picërrake mes gjarpërinjsh. Ti vetëm deshe t’i tregosh asaj se cjapi i egër ngjitet në shkëmb për të këputur karajfilat që çelin në plasat e gurit! Sa shumë jam me ty! Sa shumë ta mbështes guximin, djalosh i Dukagjinit! Ti e shikove fushën përtej murit dhe u binde sa i madh je! Duro edhe pak, se pranvera po vjen për ty”, ka shkruar ai mes tjerash.

Gjesti mbrëmë tentoi të arratiset nga shtëpia duke kapërcyer murin, megjithatë përfundoi në rrethimin tjetër brenda perimetrit të shtëpisë që monitorohet nga kamerat.

Vëllai i Madh futi një zarf të zi dhe të shtunën pritet të merret vendimi.

Askush nuk e priste, ja banorja të cilën e përkrah Xheneta në BBVA

Ndonëse ajo nuk është pjesë e spektaklit, dashur padashur emri i saj është përmendur nëpër shtëpinë e “BBVA4”.

Kjo pasi kur ishte pjesë e “BBVK”, Xheneta Fetahu përjetoi një romancë me Gjestin, të cilën e lanë pas krahëve. Pas mbarimit të “Big Brother Kosova” reagimet nga ana e ish-banores në lidhje me situatën në “BBVA4” kanë qenë të shumta.

Së fundmi Xheneta na zbuloi se po përkrah rrugëtimin e saj në këtë format, gazetaren, Gerta Gixhari.

Kjo përkrahje është marrë si “hakmarrje ndaj Gjestit”, pasi gazetarja njëkohësisht dhe banorja aktuale e “BBVA4”, Gerta njihet për përplasjet e saj me artistin nga Kosova dhe Rozanën.

“U hodh sepse nuk e duron më…”, familjarët e Gjestit tregojnë fajtoren

Një postim i rishpërndarë në faqen zyrtare të Gjestit në Instagram ka ndezur spekulime mbi largimin e tij të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Albania.

Fituesi i Big Brother Albania 6, Anaidi, publikoi një mesazh ku kërkoi “një urdhër mbrojtjeje për Gjestin”, duke thënë se ai “u hodh sepse nuk duronte më Eglin” dhe se “nuk e bëri për lojë.”

Ky postim u shpërnda më pas nga familjarët e Gjestit në InstaStory, duke shtuar dyshimet mbi arsyet e tij.

Në kushte normale, një veprim i tillë do të sillte përjashtim, por produksioni ende nuk ka dhënë një vendim zyrtar.

Kaluan murin si Gjesti, ja dënimet që kanë marrë banorët nëpër botë

Gjesti kapërceu murin e ‘Big Brother VIP Albania 4’ e më pas u rikthye sërish në lojë nga Vëllai i Madh. Ky rast bëri zhurmë të madhe në rrjet, e kishte nga ata që kërkonin përjashtimin e tij e të tjerë që kërkonin nga produksioni që ta linin të lirë, pasi do të largohet.

E pas kësaj, në shtëpi erdhi zarfi i zi, ku shkruhej se vendimi për këtë rast do merret ditën e shtunë.

Ne po ju sjellim raste kur banorët kanë kapërcyer murin dhe kanë dalë nga shtëpia kanë ndodhur në shumë versione të Big Brother në botë. Ja disa prej rasteve më të njohura:

1. Big Brother Brazil (BBB)

• Në edicionin e Big Brother Brazil 9, një banor, Leonardo Jancu, kapërceu murin dhe u largua nga shtëpia. Ai u diskualifikua menjëherë.

2. Big Brother USA

• Në Big Brother 11 USA, Chima Simone refuzoi të ndiqte rregullat dhe u përjashtua nga loja, por nuk u largua në mënyrë dramatike.

3. Big Brother UK

• Big Brother UK ka pasur disa raste të tilla. Një nga më të famshmit ishte në Celebrity Big Brother 2015, kur Perez Hilton tentoi të largohej, por më vonë u kthye në lojë.

• Në një tjetër sezon, Makosi Musambasi nga Big Brother UK 6 u përpoq të arratisej përmes pishinës dhe të dilte nga territori i shtëpisë.

4. Big Brother Australia

• Në edicionin e Big Brother Australia 2008, një banor u largua nga shtëpia pa lejen e produksionit duke kapërcyer murin, por u gjet nga sigurimi dhe u përjashtua.

5. Big Brother Afrika

• Në Big Brother Africa, ka pasur raste kur konkurrentët kanë dalë nga shtëpia për arsye të ndryshme, por shumica janë diskualifikuar menjëherë.

Kapërcimi i murit ose largimi i paautorizuar nga shtëpia është një shkelje e rëndë e rregullave, dhe në pothuajse të gjitha rastet banorët janë diskualifikuar menjëherë. Ky fenomen ndodh rrallë, por kur ndodh, krijon një moment dramatik në spektakël dhe zakonisht shoqërohet me pasoja kontraktuale.

Do e shohim sesi do vendosë produksioni i ‘BBVA’ për Gjestin!

I shokoi të gjithë, Gjesti i tregon Eglit pse u hodh nga muri i BBVA

Gjesti i ka lënë të gjithë pa fjalë me veprimin e tij duke mbrëmë duke u hedhur nga muri i shtëpisë së BBVA.

Veprim për të cilin pritet të dënohet pasi mbrëmë vonë në shtëpi ka hyrë edhe një zarf i zi për Gjestin.

Por të gjithë janë kurioz të dinë arsyen e këtij veprimi nga ana e këngëtarit.

Egli e ka pyetur se përse e bëri dhe Gjesti i ka rrëfyer: “Mu ngushtu zemra, kisha nevojë të bëjë diçka. Më erdhi me dalë…”

Menjëherë pas këtij rrëfimi produksioni i ka hequr kamerat nga Gjesti dhe Egli duke mos na lejuar të mësojmë më shumë rreth arsyes se pse Gjesti e mori këtë veprim.

U hodh nga muri, Ilir Shaqiri tallet keq me Gjestin

Ngjarja e fundit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Gjesti dyshohet se ka tentuar të kapërcejë murin në përpjekje për t’u larguar nga formati, ka shkaktuar shumë reagime në rrjetet sociale.

Ndërkohë që produksioni i ka fikur mikrofonët banorëve në momentin kur ata po diskutonin për këtë çështje, jashtë shtëpisë nuk kanë munguar komentet e as ironitë. Ilir Shaqiri, fituesi i edicionit të parë të BBVA, ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë që ka shkaktuar polemika.

Balerini ka publikuar në InstaStory një video të një majmuni që tenton të kacavirret në mur për t’u larguar, duke lënë të kuptohet se është një ironi e drejtpërdrejtë ndaj veprimit të Gjestit.

Ky postim është pritur me shumë kritika nga ndjekësit, të cilët e kanë konsideruar ironinë e Shaqirit si të tepërt dhe të rëndë. Sipas tyre, ndonëse mund të mos pajtohet me veprimin e Gjestit, krahasimi i tij në këtë mënyrë është i panevojshëm dhe fyese.

Ngjarja vazhdon të jetë një nga temat më të diskutuara në rrjetet sociale, teksa shumë prej fansave presin një reagim nga vetë Gjesti ose produksioni i BBVA lidhur me atë që ndodhi realisht gjatë asaj nate.

Zarf i Zi për Gjestin, produksioni vendos të…

Pasditen e sotme Gjesi ka bërë një veprim shumë të çuditshëm në shtëpinë e BBVA.

Në mënyrë të papritur Gjesti ka hipur mbi murin rrethues të shtëpisë dhe është hedhur në pjesën jashtë shtëpisë.

Produksioni menjëherë pasi është siguruar për shëndetin e tij e ka rikthyer në shtëpi.

Pak më parë, ka ardhur dhe Zarfi i Zi ku thuhet se vendimi për Gjestin do jepet në prime.

Mbetet të shikohet nëse Gjesti do përjashtohet apo jo.

E pabesueshme! Gjesti hidhet nga muri i shtëpisë së BBVA dhe pastaj…

Tingullon e pabesueshme por mesa duket, nga komentet e ndjekësve fanatikë të BBVA, që e ndjekin live 24 orë këtë reality show, Gjesti dje ka dalë nga shtëpia e BBVA.

Dje para Prime, Gjesti i ka rrëfyer Eglit se ka bërë një rrezikim, por produksioni menjëherë e ka larguar kameran nga ai duke i fikur dhe mikrofonin.

Këngëtari nga Kosova është hedhur nga muri i shtëpisë së BBVA, dhe pastaj produksioni e ka futur brenda sërish, teksa të gjithë banorët e tjerë i kanë futur në living.

Ka qenë edhe Tiri i cili teksa ndodhej në Living ka thënë që një banor i BBVA u hodh nga muri i shtëpisë.

Ende nuk dihen arsyet se pse Gjesti e ka ndërmarrë këtë veprim dhe përse Produksioni ka vendosur ta fsheh.