Nuk e rikthyen në BBVA, reagon Redoni: “Unë doja, por nuk deshti…”

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Redon Berani, ka reaguar pas përfundimit të nominimit për rikthim në shtëpi, ku nuk arriti të sigurojë mjaftueshëm vota për të vazhduar lojën.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu mirënjohjen për mbështetësit e tij, duke theksuar se kishte dëshirë të rikthehej si lojtar i vetëm, por nuk e deshi fati. “Faleminderit shumë për përkrahjen e secilit prej jush që votuat për rikthimin tim. Ju dua shumë dhe ju uroj gjitha të mirat!” – shkroi ai.


Pavarësisht se nuk u rikthye në garë, Redoni mbetet një prej ish-banorëve që ka fituar simpatinë e publikut gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.

“Nuk rri më ktu…”, Egli merr vendimin pas akuzave të G-Banit

Dita e sotme ka nisur shumë e tensionuar në shtëpinë e BBVA dhe protagonisti kryesor ka qenë G-Bani.

Ai është përplasur me Eglin, ku ndër të tjera i ka përmendur se ka dëgjuar rënkime nga shtrati i saj me Gjestin.

Kjo e ka rënduar shumë Eglin e cila është përlotur dhe në një bisedë me Shkëlzenin është shprehur se ndihet shumë keq.

“Jam shumë keq! Vjen ai nga jashtë me informacione dhe më thotë kam dëgjuar rënkime nga shtrati Eglit. Nuk mundëm më, nuk rri më ktu…”, tha Egli e përlotur.

Momente qesharake, Jozi tallet keq me Loredanën: “Thuje iher se më mbyte…”

Pas rikthimit të Jozit, të gjithë prisnin ballafaqimin e tij me Loredanën dhe megjithë ngurrimin në fillim, ballafaqimi ka ndodhur mbrëmë vonë.

Teksa të dy kanë shprehur pakënaqësitë e tyre, Jozi e ka kritikuar Loredanën edhe për lojën që donte t’i bënte Gjestit për ta joshur.

Jozi ka theksuar se këtë veprim Loredana e ka bërë për hakmarrje ndaj tij, dhe ndërsa Loredana shqiptonte fjalen hakmarrje pa shkronjën “h”, Jozi i është drejtuar Loredanës:

“Thuji iher shkronjën “h”, hakmarrje, thuje iher se më mbyte”, duke i vënë në dukje kështu Loredanës atë që edhe publiku e kanë ve, problemin e Loredanës me shkronjën “h”.

Jozi gabon sërish, ofendon rëndë Eglin

Mbrëmë u rikthyen 3 ish banorë nga 7 që Gjesti kishte zgjedhur për tju dhënë një mundësi të dytë.

Ata ishin G-Bani, Jozi dhe Amber, të cilët me hyrjen e tyre e çuan në 20 numrin e banorëve në shtëpi.

Teksa pritej që pas përjashtimit të parë, Jozi të ndryshonte lojë, mesa duket ai ka vazhduar të jetë po i njëjtë, ai i ofendimeve.

Në bisedë e sipër me Gjestin, Jozi i është drejtuar Rizartës e më pas Gjestit: “Rizarta, mbajë afër Gjestin se më thënë të drejtën shkoni, në sytë e mij. Gjesti, kur po të shoh me të po m dukesh si me një sorkalle, ndërsa kur të shoh me Eglin më duket sikur po të shoh me një kangur”.

“Po të betohem që…”, Gjesti ja thotë troç Eglit

Mbrëmë pas Prime mesa duket ka ndodhur edhe një sqarim përfundimtar mes Eglit dhe Gjestit.

Egli ka këmbëngulur me idenë e saj që edhe Gjesti ndjen për të dhe bëhet xheloz, pasi përndryshe ajo nuk do ishte përfshirë kaq shumë.

Ka qenë Gjesti ai i cili për të sqaruar një herë e mirë këtë situatë i është drejtuar Eglit:

“Po të betohena në Zot as nuk të du as nuk xhelozoj për ty, është gjë tjetër pastaj ajo që mendon ti, unë po them atë që ndjej unë…”

“Nuk jemi për njëri-tjetrin, tani e…”, Egli e mbyll me Gjestin

Pas disa refuzimeve nga ana e Gjestit, mesa duket edhe durimi i Eglit ka përfunduar.

Mbrëmë pas Prime, Egli dhe Gjesti kanë diskutuar rreth tyre dhe në një moment Gjesti është betuar në Zot që as nuk ndjen as nuk xhelozon për Eglin.

Kjo e ka lënduar Eglin, e cila pak minuta më vonë ka thënë:

“Nuk jemi për njëri-tjetrin, Tani e kuptova. Më mirë vonë se kurr…”

Laerti këshillon Rozanën kundër Gjestit: “Lëre ta shofim kush…”

Në një bisedë në oborrin e shtëpisë, Rozana dhe Laerti diskutuan mbi marrëdhënien mes Gjestit dhe Eglit, e cila ka ngritur dyshime mes banorëve.

Disa mendojnë se lidhja e tyre është thjesht një strategji loje, por Egli ka shprehur hapur ndjenjat e saj dhe është treguar e lënduar.

Laerti u shpreh se shumica e banorëve besojnë se gjithçka është një skenar, por ai mendon se ndjenjat e Eglit janë të sinqerta. Rozana e mbështeti këtë mendim, duke theksuar se edhe ajo ka qenë e këtij mendimi më parë.

Megjithatë, Laerti kritikoi mbështetjen e madhe të Rozanës për Gjestin, duke sugjeruar që ajo të distancohet dhe ta lërë atë të veprojë vetë: “Lëre, të shohim kush është pa ty!”. Rozana pranoi se është “hedhur në zjarr” për të mbrojtur Gjestin, por Laerti këmbënguli se ai duhet të përballet vetëm me situatën.

Valbona i zbulon sekretin Laertit: “Gruaja e Kellyt të hoqi nga puna për…”

Valbona Mhilli ka bërë një deklaratë të papritur ndaj Laertit.

Ajo ka treguar se bashkëshortja e Kelly-t, ka pushuar nga puna aktorin gjatë kohës që punonte në radio.

Sipas Valbonës ky shkarkim ka ndodhur për denigrim të femrave, duke e quajtur dhe vetë Laertin të pafytyrë.

Më tej, Valbona është shprehur e indinjuar duke i përmendur Laertit premtimet që ai i bëri në fillim të formatit.