Jozi dhe Loredana u pajtuan, banori i tregon arsyen se përse nuk…

Pas javësh tensionesh dhe distancimi, duket se Jozi dhe Loredana kanë filluar të zbusin marrëdhënien e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Një përqafim i ngrohtë mes tyre të enjten tërhoqi vëmendjen e banorëve dhe ndjekësve, ndërsa të nesërmen, Loredana e pyeti Jozin se çfarë e shtyu të ndryshonte qasje. Ai u përgjigj sinqerisht:

“Për Zotin e madh, thjesht nuk e durova dot ditëlindjen time të kalonte ashtu. Më dukej e pabesueshme që ti reagoje në atë mënyrë.”

Raporti i tyre u kris pas largimit të Jozit nga shtëpia, kur ai krijoi një afrimitet me banoren tjetër, Olën, duke sjellë tensione mes tij dhe Loredanës.

Zhvillimet e fundit sugjerojnë se dyshja po gjejnë një gjuhë të përbashkët, por mbetet për t’u parë nëse ky afrimi do të çojë në një pajtim të plotë apo do të hapë kapituj të rinj në dinamikën e shtëpisë.

Egli ka blerë fansat në Instagram? Eksperti tregon si qëndron e vërteta

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, ishte ditën e sotme i ftuar në një emision televiziv, ku komentoi rritjen apo rënien e ndjekësve në rrjetet sociale të personazheve të “Big Brother VIP 4”.

Moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, e pyeti fillimisht për profilin e “Instagram”-it të Egli Takos, ku ka patur ndryshime drastike brenda një kohe mjaft të shkurtër.

Pas daljes së Eglit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, numri i ndjekësve u rrit shumë. Por situata ndryshoi totalisht me rikthimin e saj në BBV 4, ku u duk se fansat po e ‘braktisnin’.

“Kjo gjë nuk është se prehet me thikë, edhe mund t’i kenë blerë por edhe mund të jetë një sulm për këtë gjë. Në datën 6 mars Eglit i janë shtuar 21 mijë ndjekës dhe vetëm në një ditë më 7 mars i janë shtuar 53 mijë e 397.

Kjo gjë ka zgjatur 4 ditë, më 8 mars i janë shtuar 22 mijë. Në total i janë shtuar gati mbi 150 mijë ndjekës. Egli në datën 5 mars ka qenë me 187 mijë ndjekës dhe befas pikun e ka arritur më 15 mars me 352 mijë ndjekës.

Ferma Vip drejt nisjes, ja disa nga emrat e personazheve që marrin pjesë

Ka qenë vetë produksioni i cili ka konfirmuar rikthimin së shpejti.

Në rrjet kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë që do ti bashkohen spektaklit në Fermë.

Burime ekskluzive për “Bordo” kanë zbulaur disa nga ‘fermerët’ e parë që do të jenë pjesë e këtij ‘reality show’.

Bëhet fjalë për emra të njohur për publikun, si këngëtari Federik Ndoci, Big Basta, Erand Sojli, Rovena Dilo, Olsi Bylyku, Elinara Shehu, Alba Pollozhani.

Me siguri rrugës do të ndeshim shumë surpriza të tjera.

“Isha gati të dilja nga BBVA, por jam çuar dhe jam…”, Gjesti rrëfen çfarë e ndaloi nga braktisja e BBVA

Gjesti ka kaluar mbi 150 ditë në një izolim dhe natyrisht se ka një ngarkesë të rënduar emocionale e psikologjike.

Ai pas daljes nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë, ku ky edicion nisi më 21 dhjetor. Banori nga Peja e ka thënë disa herë se është lodhur, nuk po ndihet mirë, e madje ka kërkuar edhe largimin nga shtëpia.

Në një bisedë me Danja Kokën, artisti shqiptar i thotë se ka qenë duke dalë për vetëm një sekondë.

“Kam qenë duke dalë, për pak. Një sekond i madh ka qenë. Betohem në Zot një sekondë më ka shpëtuar”, u shpreh ai. Tutje gjatë bisedës kur u pyet se çfarë e ndaloi, i njëjti theksoi: “Ai sekondë ishtë që u çova dhe jam falur”.

“Si u ndjeve kur u rikthye Egli?” Gjesti habit me akuzën ndaj produksionit

Gjatë ditës së sotme Gjesti dhe Danja kanë diskutuar mes tyre se si është ndjerë banori në momentin kur Egli u rikthye në shtëpinë e “BBVA4”.

Gjatë bisedës me Danjën Gjesti shpesh herë shprehet se “ata” duan ta njollosin. Kjo fjali lë të nënkuptuar se kur thotë “ata” banori e ka fjalën për Eglin dhe produksionin e spektkalit.

Teksa i shprehet Danjës, kjo e fundit nuk reagon fare.

Ndërsa Gjesti vijon më tej duke theksuar se po duan me e nxjerrë keq në sytë e publikut.

Papritmas, Danja ia ndërpret fjalën dhe e pyet: Çfarë ndjeve kur erdhi Egli?

Pyetja e kapi në befasi artistin dhe ai u përgjigj duke treguar emocionet që përjetoi kur mori vesh se “shoqja e tij e krevatit” do rikthehej.

Pjesë nga biseda:

Gjesti: Isha i emocionuar, më kujtohej se si e kisha lënë dhe si është tani. Nuk më vjen mirë për asgjë që ka ndodhur se Egli nuk të lë të flasësh.

G-Bani habit me deklaratën ndaj Eglit: “Gënjen kur thotë se…”

G Bani ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ku ka folur për shumë diskutime.

Një nga këto ngjarje është padiskutim rifutja e Eglit në shtëpi. Në lidhje me marrëdhënien e saj me Gjestin, G Bani u shpreh:

Është e shkolluar, është e artikuluar, i ka të gjitha të mirat. Me Eglin e vetmja gjë është që ta merr informacionin, si çdo lojtar tjetër, ta kthen kundër, të përflet, e të gjitha këto gjërat dhe për Gjestin ndryshoi komplet 360 gradë drejtim. Se ishte parimore, e drejtë, e barabartë, pastaj kur erdhi Gjesti dhe i tha ‘hajde t’i godasim me çfarë të kemi mundësi në moral, në gjumë’, Egli ndryshoi. Kjo është e gjitha mbi Eglin.’

I pyetur se përse ka këtë pasion për të folur për Eglin, ndryshe nga herë të tjera, G Bani u përgjigj:

Jo, nuk e kam për Eglin. Nuk po flas për Eglin. Absolutisht, thjesht unë e di që Egli është në dashuri. Atë të shëndetit mendor e ka rrenë. Është avokatja e djallit. Fiks, jo tani se po ndryshon, por me Gjestin ishte avokatja e djallit.

Tradita vazhdon, ja banorët e BBVA që paguhen nga Bashkia…

Bashkia e Tiranës, gjatë drejtimit të Erion Veliajt, u kthye në një vend të preferuar punësimi për personazhe të njohura të botës së spektaklit dhe ekranit.

Përveç pagave të larta, këto figura siguruan edhe përfitime të tjera në këmbim të promovimit të imazhit të ish-kryebashkiakut.

Një shembull i fundit është Danja, banorja aktuale e Big Brother VIP, e cila, pa qenë e vetëdijshme për situatën e Veliajt, deklaroi në shtëpinë e spektaklit se punon në bashki si “specialiste”. Deri në atë moment, banorët e tjerë e njihnin thjesht si modele. Por Danja nuk është e vetmja.

Një tjetër emër i njohur që ka përfituar nga kjo skemë është Monika Lubonja, e cila, edhe pse kaloi tre muaj brenda shtëpisë së BBV, vijoi të paguhej çdo ditë nga Bashkia e Tiranës.

Sa fiton Produksioni i BBV nga votat, Olsa Muhameti zbulon shifrën e frikshme

Olsa Muhameti, producenjta e edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Kosova ka folur në lidhje me Gjestin dhe lojën e tij në BBVA 4.

Ajo ka treguar një kuriozitet që mund të themi se e kanë të gjithë shqiptarët ndjekës të këtij formati,

“sa para fiton produksioni nga sms dhe votat e publikut?”

“Një televotim i fortë, jo finalja, por një përballje e rëndesishme brenda lojës mund të sjellë deri në 150,000€ – 200,000€ vetëm nga SMS-të e votuesve” – kështu deklaroi Olsa Muhameti.

“Vëllai i Madh, e nxjerra këtë…”, Gjesti zbulon urdhërin që i ka dhënë Produksioni

Ditën e djeshme, gjatë një bisede në kuzhinë me Vserlon, Gjesti ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e publikut. Ai është shprehur hapur, duke nxjerrë detaje nga dhoma e rrëfimit.

Teksa bisedonin, Gjesti i tha hapur Vserlos që të ketë kujdes, pasi i është kërkuar të mos e ngacmojë më.

Gjithashtu, ai shtoi se e di mirë që nëse vazhdon t’i përgjigjet apo të përfshihet në situata me të, mund të detyrohet të largohet nga loja me “zarf të zi”.

“Edhe mos ik, mos shko me u anku, se pasha Allahun është ka më thirr Vëllai i Madh po më thotë mos e ngacmo kaq vëlla.

E qita këtë Vëllai i Madh s’kam çfarë të bëj, se e di që të nxjerr me zarf të zi, po shuj. Po të thom mos më ngacmo, o shko i qofsh falë atij se duke shkuar në dhomë të rrëfimit shiko çfarë po më bën”.

Gjesti i ashpër me Eglin: “Ke dasht me ba filma me mu. Kurrë mos t’i…”

Gjesti po vazhdon lojën me pozitivitet në shtëpinë e Big Brother Albania, pavarësisht kthimit të Egli Takos.

Pas nëntë ditësh jashtë shtëpisë, Egli u rikthye me një qasje më të ftohtë, duke shmangur sqarimet me Gjestin dhe duke hedhur herë pas here kunja.

Së fundmi, Gjesti u pa në oborr duke folur me veten, ku lëshoi disa deklarata të forta: “Ke dashur të bësh filma, filma me mu jo.

Zoti është një. Hajt ti.” Më pas shtoi: “Kurrë sytë mos t’i pafsha, vetë kam lindur, vetë do të vdes.”

Tensionet mes tyre mbeten të larta, ndërsa publiku pret të shohë se si do të zhvillohet dinamika mes dyshes në ditët në vijim.