Për familjen time/ Nebahati mban të fshèhtë atë që mësoi nga Shengyli

Shengyli ia del qëllimit që kishte, për të rikthyer fëmijët në shkollë dhe Orhanin e Kadirin në punë. E tmèrruar jo vetëm nga videoja kèrcènuese por edhe nga vendi se ku jetojnë fëmijët, Nebahati largohet me mendime të qarta që aty. Megjithatë, ajo nuk i tregon të vërtetën as fëmijëve dhe as vetë Akifit. Ndonëse e bën gjithçka për të mbrojtur repùtacionin e familjes nga krìmì që ka kryer Akifi duke qenë fare gjàkftohtë, ajo para familjes së saj e tregon atë làjm duke thënë se ka vënë dorën në zemër për fëmijët që mbetën jetìmë.

Ajo thotë se Hatixheja, nëna e tyre, ka punuar për shumë vite pranë tyre dhe nuk kanë pasur as fërkimin më të vogël mes tyre, prandaj për hir të saj, nuk do i lërë fëmijët në qiell të hapur. Melisa, ndryshe nga Doruku, i gëzohet shumë atij làjmi ndërsa Akifi ia puth duart duke shprehur lumturi që ka në krah një grua me një zemër kaq të madhe. Por, zemra saj e madhe që e ka të pamundur t’a pranojë vràsjèn e Veliut që Akifi ka kryer, bën që nga mèrzia, t’a zërë gjumi duke pirë e në gjendje të dèhur.

Të nesërmen ajo zgjohet pasi fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe nga fëmijët, vetëm Melisa i uron për rikthimin në shkollë. Ajbykeja del para Harikës për të kërkuar ndjesë për çfarë ka thënë për puthjen mes nënës së saj dhe Akifit por për t’a falur, Harika ka si kusht ngjitjen e një letre në shpinën e Ajbykesë, në të cilën shkruhet se ajo është një shpìfëse e ndýrë. Ajbykeja pranon por Asija nuk e lejon. Duke impresionuar pafund Dorukun dhe të tjerët rreth tyre, Asija e grìs letrën dhe thekson se një shoqëri si ajo e Harikës, nuk i duhet askujt.

Gjatë orëve të mësimit, Harika dëgjon që Ajbykeja e merr me vete në shkollë ditarin e saj dhe për t’a pòshtëruar, ajo ia merr nga çanta, zbret në kantinë dhe duke u ngjitur mbi një tavolinë, ia lexon me zë të lartë ditarin, në rreshtat ku ajo ka shprehur pëlqim për Berkun. E irrìtuar pafund, Ajbykeja e qèllon me shùplakë, ia merr ditarin dhe largohet prej tyre mes lòtësh. Babai i saj Orhani, e shikon në atë gjendje të bijën dhe i afrohet i shqètësuar por nga tùrpi që ai është pàstrues i shkollës, Ajbykeja hìqet para shoqeve sikur nuk e njeh atë.

Për familjen time/ Ajbyke qèllon me shùplakë Harikën

Nebahati përfundon bisedën e detajuar me Shengylin, me të cilën bien dakord për shumë pika. Ajo, e sìkletosur kur shikon se ku jetojnë fëmijët, u tregon atyre se ka vendosur që ato të rikthehen në shkollë dhe Kadiri me Orhanin në punë. Atë vendim që u dètyra të marrë për të shpëtuar Akifin dhe repùtacionin e mbiemrit të tyre, Nebahati e shpjegon para familjes duke thënë se nuk e ka lënë ndërgjegjia të qetë, duke menduar se sa e mirë ka qenë Hatixheja dhe se fëmijët i kanë humbur prindërit brenda së njëjtës ditë, në forma të paprìtura.

Nebahati e lumturon pafund Melisën, ndryshe nga Dorukun, ndërsa Akifit nuk i tregon asgjë se ka mësuar që ai është vràsèsi i Veliut, bashkëshortit të Hatixhesë dhe babait të atyre fëmijëve. Gjatë gjithë kohës, Nebahati e shikon Akifin në mënyrë të çuditshme dhe nga mèrzia që ajo video i ka dhënë, e zë gjumi duke pirë dhe në gjendje të dèhur. Mëngjesin e ditës tjetër, fëmijët rikthehen në shkollë, ashtu si Kadiri me Orhanin në krye të detyrave të tyre, në punë. Mes fëmijëve të pasur, Harika i pret si mos më kèq.

Ajbykeja dètyrohet të kërkojë ndjesë për çfarë ka thënë për nënën e saj dhe Akifin dhe ofrohet për t’u pajtuar me Harikën, e cila ka një kusht; që Ajbykeja të mbajë të ngjitur në shpinë një letër ku shkruhet se ajo është një person shpìfës. Ajbykeja pranon por Asija nuk e lejon. Ajo ia grìs letrën para syve Harikës dhe i thekson se askush nuk ka nevojë të ketë një shoqe si ajo. Si të mos mjaftonin debàtet mes vajzave, edhe mes djemve lind një debàt dhe përlèshje, që merr fund vetëm nga ardhja e drejtorit.

Ato futen në klasë sikur nuk po ndodh asgjë dhe në një prej orëve të mësimit, Harika dëgjon që Ajbykeja e merr me vete në shkollë ditarin, nga frìka se mos ia gjen nëna në shtëpi dhe ia lexon. Për t’a pòshtëruar, Harika e merr tìnëzisht ditarin, zbret në kantinë ku ndodhen të gjithë dhe u tërheq të gjithëve vëmendjen duke e lexuar ditarin me zë të lartë, e ngjitur mbi një tavolinë. Ajbyke i përgjèrohet t’a heqë dore por Harika nuk e bën dhe lexon para të gjithëve rreshtat ku Ajbyke shpreh pëlqimin për Berkun, ndaj Ajbyke, e qèllon me shùplakë Harikën dhe i jep fund shfaqjes së saj.

PREMTIMI/ Gylsymi fillon planin për bùrgosjen e Rejhanit

Gylsymi merr udhëzimet e detajuara nga Xhavidana, që plani tyre të funksionojë sa më mirë dhe sa më shpejt, duke pasur qëllim bùrgosjen e Rejhanit. Në shërbim të atij plani, Gylsymi shkon pranë Rejhanit për t’i kthyer mbrapsht vàrësen që ajo i ka dhënë njëherë, me jùstifikimin se nuk e vendos dot në qafë pasi personat në shtëpi mund t’a shikojnë me syrin se ajo e ka vjèdhur edhe atë vàrëse. Rejhani i betohet se diçka e tillë nuk ndodh kurrsesi por pavàrësisht këmbënguljes së Rejhanit, Gylsymi nuk e merr më atë vàrëse.

Megjithatë, sipas planit, ajo tregon se një tjetër vàrëse i ka mbetur në mendje kur e ka parë në një argjendari dhe do donte që t’ia blinte, ndaj Rejhani i premton se menjëherë të nesërmen do ia marrë. Sa për atë natë, ajo bie të flejë e lodhur nga projekti i shkollës që e ka lodhur dhe sërish nuk e ka lumturuar sepse nuk është aq mirë sa ajo shpresonte se do i dilte. Pa e lëvizur nga gjumi Rejhanin, Emiri e merr përsipër atë projekt dhe e kryen vetë, duke i dhënë një rezultat mëse fantastik. Sakaq, në anën tjetër ndodhet xhaxhai tij Kemali, dhe Narini.

Ato bisedojnë deri shumë vonë atë natë, ku Narini tregon me buzëqeshje se si e ka marrë vendimin që në vogëli se do ishte mjèke kur të rritej dhe me po aq buzëqeshje, e dëgjon edhe Kemali, derisa i zë gjumi të dy. Gjumi tyre atë natë do ndërpritet shumë shpejt nga një telefonatë që vjen për Narinin, në të cilën Narinit i kërkohet të shkojë me nxitim në spìtal për të operuar një rast emèrgjent. Kemali e shoqëron dhe për shkak se operimi do zgjasë shumë, atë e zë gjumi në divanin e pritjes para sallës së operimit.

Narini del nga salla e operimit vetëm pasi lind dielli, por lumturohet edhe që operimin e kreu me sukses, edhe që Kemali ka pritur gjatë gjithë natës për të. Megjithatë ndjen kèqardhje për lodhjen e tij të panevojshme, ndaj i kërkon që të shkojë në shtëpi e të pushojë. Ndonëse shkon, Kemali kujdeset për operacionin e saj të parë që shkoi me kujdes dhe i dërgon me porosi një buqetë me lule, në zyrën e saj. Po atë mëngjes, nipi i tij do i dhurojë një lumturi po aq të madhe Rejhanit, kur kjo e fundit kupton se ai ia ka përfunduar projektin.

PREMTIMI/ Emiri surprizon Rejhanin në shkollë

Gylsymi duhet të vazhdojë me planin që ka marrë si urdhër nga Xhavidana. Në shërbim të atij plani, ajo i shkon Rejhanit në dhomë, duke mbajtur në duar vàrësen që ajo i ka bërë dhuratë. Gylsymi shprehet se e ka të pamundur t’a rivendosë ndonjëherë më atë vàrëse sepse i ngjan sikur të gjithë do e shikojnë me syrin që ajo mund t’a ketë vjèdhur edhe atë várëse. Sado që Rejhani përpiqet t’a bindë se po gàbohet, Gylsymi nuk heq dorë nga síkleti që pándeh se ajo várëse i jep nëse e vendos në qafë.

Gjithashtu në shërbim të planit, ajo thotë se i ka mbetur syri dhe mendja tek një tjetër várëse, që e ka parë në një argjendari dhe që i shkon në mënyrë perfekte stilit të saj. Rejhani i premton se do e marrin, menjëherë të nesërmen. Për atë natë, ajo bie të flejë, mëse e lodhur nga projekti i shkollës që nuk e ka përfunduar në mënyrën që ajo shpresonte. Emiri, ndryshe prej saj, nuk fle, por qëndron zgjuar dhe duke qenë mëse i aftë në fushën e arkitekturës, i jep një dorë të fundit projektit të Rejhanit.

Në anën tjetër ndodhet Narini me Kemalin. Ato po bisedojnë me njëri tjetrin para se të flejnë dhe mes të tjerash, Narini i tregon me buzët vesh më vesh, se si ajo e ka vendosur që në fëmijëri se do bëhej dòktoreshë kur të rritej. Ato flejnë të lumtur por në mes të natës zgjohen nga një telefonatë për Narinin, nga stafi i spítalit. Asaj i duhet të paraqítet në spítal për një operacion urgjènt dhe shumë delíkat, ndaj Kemali nuk e lë të vetme. Ai e shoqëron dhe për shkak se operacioni zgjat shumë, ai fle në divanin para sallës së operimit, duke e pritur Narinin. Pritja e tij deri në mëngjes, e lumturon Narinin.

Atë mëngjes, edhe Oja do dërgojë një dhuratë modeste për Erhanin, që punon në kompaninë e vëllait të saj. Erhani lexon dedikimin që Oja i ka lënë në pusullën e ngjitur me dhuratën dhe një buzëqeshje e madhe ia përshkon fytyrën. Paralèlisht, një tjetër çift do përjetojë një surprizë atë mëngjes. Kësaj rradhe është Rejhani, e cila do shkojë shumë e pakënaqur në shkollë, me síkletin se projekti nuk i ka dalë fare ashtu siç ajo donte. Rejhani madje heziton për t’a dòrëzuar po në çastin e fundit, e hap dhe shikon se projekti është përfunduar nga Emiri.

AMANETI/ Aliu shpëton Dujgunë nga Jamuri

Kàraja dhe Ali janë të parët që e vërejnë se diçka po ndodh me Dujgunë pasi gjejnë në tokë celularin e saj dhe nga Jasemini mësojnë që i ka thënë asaj se do nisej menjëherë në shtëpi por ende nuk ka shkuar. Mëse i bindur se Jamuri ka gisht në atë mes, Aliu e telefonon atë dhe Jamuri e pranon se e ka rrèmbyèr ajo Dujgunë. Jamuri po e mban Dujgunë para vetes të lídhur, në mes të pyllit dhe duke i drejtuar një àrmè përpara teksa e akùzon se ia ka shkátërruar lumturinë. Në atë telefonatë, Jamuri ulèret nga inati që Aliu po e pyet për Dujgunë.

Me pak mjeshtëri, ai arrin t’a gjejë se ku ndodhen dhe u shkon pranë. Ai i flet shumë qetë Jamurit, nga fríka e márrëzisë që ajo mund të bëjë, ndërsa Jamuri mes lótësh dhe me àrmèn që nuk e heq nga dora, i betohet Aliut se ajo e dashuron aq shumë saqë mund të bëjë çdo gjë që të mos e humbasë atë. Ajo gjithashtu thekson se ndonëse Dujgu e dashuron ende, ajo nuk ka bërë asgjë për të, madje e ka bráktisur në ditën e dasmës prandaj nuk meriton të jenë bashkë. Në një çast dòbësie të Jamurit, Aliu arrin t’ia marrë àrmèn.

Ai shpëton Dujgunë ndërsa Jamuri bie në tokë pa ndjenja, për shkak të ngarkesës emocionale. Ato kujdesen për Jamurin duke e dërguar në spítal por më pas do vazhdojnë me procedurat e krímít që ajo kreu. Në kómisariat do vijë edhe vëllai i Jamurit që kërkon shumë falje në emër të saj dhe me kokën poshtë tregon që nuk është hera e parë që Jamuri dashurohet në formë të fiksuar pas dikujt. Pasi kryejnë punë në kómisariat, Aliu ofrohet t’a shoqërojë Dujgunë për në shtëpi dhe rrugës e pyet për fjalët që Jamuri tha, se Dujgu ende e dashuron atë, por ajo i përgénjeshtron ato fjalë.

Në anën tjetër ndodhet Jamani. Biseda e tij para Jusufit dhe mënyra tij se si po përpiqej që të mos kuptohej se edhe ai ka pasur fríkërat e tij në fëmijëri, bën që Nana, veçmas, t’i thotë se duhet t’i shémbë muret që ka vendosur në zemër e të flasë më lirisht. Vetëm pak çaste më vonë, Jamani kthehet pranë tyre me kafazin e pëllumbave në dorë, duke rrëfyer fríkërat e tij para Jusufit dhe në emër të asaj fríke do i lëshojnë ato pëllumba, të lírë në ajër. E dyzùar nga veprimet që Jamani po bën dita-ditës, Nana betohet se do e mësojë se kush është ai.

AMANETI/ Jamani i rrëfen Jusufit frìkën e tij

Nana merr edhe një herë tjetër guximin dhe duke biseduar veçmas me Jamanin, i kërkon atij që të mos híqet si i pathyèshëm para Jusufit, sepse psikòlogjia e tij po démtohet nga shembulli që po merr, sikur meshkujt nuk mund të kenë asnjë lloj fríke apo hezitimi brenda vetes por duhet të jenë gjithmonë të ngurtë. Ajo i vendos gishtin në gjoksin e tij, mbi zemër, dhe i përgjèrohet t’i shèmbë muret që po e bëjnë të duket i tillë. Fjalët e Nanës fillimisht e acàrojnë së tepërmi Jamanin, që e gjen veten para Xhengerit, duke u ankùar për atë situatë.

Ai ndikohet së tepërmi nga fakti që Xhengeri i jep të drejtë Nanës ndaj për pak çaste, rikthehet pranë saj dhe Jusufit, me kafazin e pëllumbave në dorë, duke treguar fríkërat e tij dhe duke marrë iniciativën që në shenjë simbolike të çlírimit nga fríkërat, t’i lëshojë edhe pëllumbat. Nana që i shoqëron në çdo hap, shikon me shumë dyshìme dhe mendime të konfuzuara Jamanin, ndaj betohet me veten e saj se do e zbulojë se kush është ai në të vërtetë. Sakaq, në anën tjetër ndodhet Dujgu, e rrèmbyèr nga Jamuri që e ka humbur fare torùan.

Kàraja dhe Aliu e kuptojnë se çfarë ka ndodhur, ndaj operojnë sëbashku, duke qëndruar Kàraja në kómisariat për të gjetur sinjalin e telefonit të Jamurit ndërsa Aliu e telefonon dhe e mban mjaftueshëm në telefonatë, sa Kàraja t’a gjejë. Ai i shkon pranë shumë shpejt Jamurit, duke e acàruar atë ende më shumë. Ajo thekson para tij se Dujguja, ndonëse e dashuron, nuk ka bërë asgjë për të qenë me të dhe madje e ka bràktisur ditën e dasmës, por Dujgu e mohon dashurinë që ende ndjen për Aliun dhe ia rishùan shpresat atij.

Teksa Jamuri qàn duke e jùstifikuar veten se çdo gjë e ka bërë nga dashuria për Aliun dhe fríka se do e humbiste atë, ai shfrytëzon një moment që ajo mbyll sytë dhe ia merr àrmèn nga duart. Me gjithë ngarkesën emocionale, Jamuri bie në tokë pa ndjenja dhe ato e dërgojnë në spítal ndërsa për vete kthehen në kómisariat, ku do vazhdojnë me procedurat për krímín e ndodhur. Në kómisariat, pranë Aliut, do shkojë i túrpëruar edhe vëllai i Jamurit që kërkon ndjesë dhe tregon se nuk është hera e parë që Jamuri dashurohet e fíksuar pas një personi.

OSMANI/ Perandori Andronikos shpëtohet nga Osmani

Osmani me gjithë shokët që e shoqërojnë përherë në çdo lùftè, zbret në mejdanin ku po zhvillohen përlèshjet në Romë. Në gjithë kaòsin e lùftès, Osmani angazhohet me mbrojtjen e vetes së tij por edhe të perandorit të quajtur Andronikos. Ky i fundit, në momentin e parë që Osmani i afrohet, heziton, sepse nuk është i bindur nëse ai është apo jo person i betuar. Me insistimin e Osmanit, Andronikos pranon të ecë pas tij, në hapat e tij. Brenda në kështjellë, Turguti dhe të tjetër po bëjnë arrèstimet e duhura.

Mes tyre, Sentaori i përgjèrohet Kantokuzenusit që t’a lejojë të largohet por tanimë Senataori di shumë për tràdhtitë e personit përballë, ndaj ai nuk e lejon të largohet menjëherë, nga fríka se ai mund t’i rrëfejë tràdhtitë që Kantokuzenusi ka bërë, vetëm për t’u ulur në fronin e perandorit. Duke iu betuar se do e nxjerrë nga kafazi ku do i fusin, ai e bind Sentaorin që të pranojë të dòrëzohet njëherë tek Turguti dhe pjesa tjetër që po merren me arrèstimet e duhura.

Gjatë asaj kohe, peràndori bindet se bëri mirë që i besoi Osmanit dhe tani e fton atë si mikun e tij, brenda në kështjellën e tij, ku shpreh çudinë e madhe që përjetoi për faktin që Osmani e mbrojti dhe e bindi që nuk ka sy në fronin e tij. Teksa ato anàlizojnë situatën për të mësuar se kush ishin tràdhtarët e vërtetë të asaj, një prej úshtárëve të trádhtarit Kantokuzenus, një femër, futet në qelìnë ku ndodhet Sentaori dhe e vrèt atë, pa iu drídhur fare qerpiku dhe madje duke i buzëqeshur atij momenti që e shijon.

Me shumë nxitim, ajo del nga qèlia dhe bashkë me grupin e saj, takohen me Kantokuzenusin, me të cilin diskutojnë pazarin që do bëjnë në këmbim të shërbimit të tyre. Sakaq, në anën tjetër ndodhen gratë e fisit të Kajive, që vazhdojnë tregëtinë e qílimave dhe jo vetëm. Kësaj rradhe do blejë zonja Binge nga ato por ajo ka kúndërshtime për mallin e ofruar. Aisheja nuk i pranon krítikat për punën e tyre por atij debàti të shkurtër i jep fund Alçiçeku, e cila thotë se i ka kontrolluar mallrat dhe janë ashtu siç i kanë kërkuar.

Vajza në dritare/ Nalani lèndon Hajriun me fjalët e saj

Gylxhihana dhe Rafeti, si prindërit e Selenës, e përgëzojnë atë për pozicionin dhe detyrën e re në kompani e më pas largohen nga ajo, për të biseduar veçmas në zyrën e Rafetit. Në mënyrë të paprìtur dhe shumë të rèndë për Gylxhihanin, ai kthen në realitet mendimin më të frìkshëm të Gylxhihanës, atë të divòrcit të tyre. Megjithatë, ajo nuk i përgjèrohet për asgjë, nuk e lexon fare nëse ai i ka dhënë pasuri nga pasuria tij apo se çfarë ka shkruar në protokoll, por vetëm firmos. Para se të largohet nga ai, ajo i rikthekson se për të, ai ishte pasuria më e madhe.

Sapo del nga zyra e Rafetit, Gylxhihana merr një telefonatë nga Xhaviti. Ky i fundit, e dallon në zë se ajo nuk është fare mirë, ndaj dhe ofrohet që të takohen sëbashku. Edhe pse Xhaviti ende e dashuron Gylxhihanën dhe këtë ia shpreh edhe asaj, ajo sërish nuk kursehet në lòtët që derdh për Rafetin. Kërkesa e vetme e Xhavitit është që ajo të rikthehet në personin që ka qenë para se të njihej e të ishte me Rafetin. Gjatë kohës që Xhaviti fshin lòtët e Gylxhihanës, në shtëpinë e kësaj të fundit, mbërrin Nalani.

Ajo bindet nga Bilura që t’i bëjnë një festë Sedatit, për daljen e tij. Ferideja e shikon Nalanin duke u përgatitur dhe kur mëson se për ku po përgatitet ajo, çuditet pafund. Megjithatë, shpreh lumturi, u uron mbarësi në tentativën e re për të qenë çift dhe e përgëzon Nalanin që po përpiqet për martesën e saj. E gjithë përgatitja e Nalanit për atë natë, do shkaktojë një xhelòzi të madhe tek Hajriu. Si shoferi i shtëpisë, ai i shoqëron atë për në festë dhe gjatë gjithë rrugës ha veten me dhëmbë sa herë që Sedati komplimenton Nalanin për bukurinë e saj.

Në festë, edhe pse futet krah për krah me Nalanin, Sedati sërish i qëndron besnik natyrës së tij dhe flìrton me shumë nga vajzat që ndodhen aty. Nalani nis të pijë nga mèrzia që ajo festë i jep por ardhja e paprìtur e Muzos, do e lumturojë shumë. Bisedën e tyre të këndshme do e ndërpresë Hajriu, me një jùstifikim të kòtë dhe kështu Nalani del të flasë me të, por duke qenë e pirë. Ajo i thotë se është penduar për çdo gjë që ka bërë me të, që nga fillimi i njohjes së tyre dhe pas atyre fjalëve të rènda, largohet me një taksi.

Vajza në dritare/ Festa e Sedatit bën xhèloz Hajriun

Xhavidanën e thërret Rafeti në zyrën e tij, pas mbledhjes me fëmijët ku u caktua Selena si drejtuesja e re e kompanisë. Ai i nxjerr përpara letrat e divòrcit të tyre dhe Xhavidana i firmos menjëherë, pa hezituar, pa i lexuar dhe pa u përgjèruar për ndonjë pajtim. Së fundmi, ajo thotë se gjëja më me vlerë që ajo donte nga ajo martesë, është vetë Rafeti, ndaj nuk i intrereson se çfarë ka shkruar apo nëse i ka dhënë gjë nga pasuria tij. Me të dalë nga zyra tij, ajo merr një telefonatë nga Xhaviti, i cili e dallon në zë se ajo nuk është mirë.

Të dy takohen sëbashku dhe në atë takim, edhe pse e di që Xhaviti ende e dashuron, Gylxhihana sërish flet vetëm për Rafetin dhe ndjenjat e saj kùndrejt tij. Xhaviti duron dhe së fundmi, i kërkon që ajo të mos e lërë Rafetin të fshìjë çdo gjë nga personaliteti i Gylxhihanës që ka qenë para se të njihej me Rafetin. Sakaq, në shtëpi shkon e para Nalanin, e cila surprizon pafund nënën e saj, duke i treguar se ka vendosur të festojë për daljen e Sedatit. Megjithatë, Ferideja i gëzohet një mundësie të re mes tyre dhe e përgëzon Nalanin.

Për atë festim, Nalani zbukurohet si kurrë më parë, me një fustan shumë të hapur dhe që bie në sy menjëherë. Hajriu e shikon duke dalë në atë formë nga shtëpia, dorë për dore me Sedatin dhe përbrenda ndjen një xhelòzi të madhe. Në atë festë ku shkojnë, edhe pse shkojnë sëbashku, Sedati nuk del dot nga natyra tij dhe sërish flìrton me vajzat që u kalojnë pranë. Nalani e shikon por nuk reagon fare ndaj tij, por reagon duke filluar të pijë. Lumturia e saj më e madhe për atë natë, është ardhja e paprìtur e Muzos.

Hajriu ndërkohë vijon t’a vështrojë nga larg, derisa nuk duron dot më por shkon t’a marrë nga tavolina, me një jùstifikim të kòtë. Nalani është pak e pirë dhe e lèndon Hajriun duke i thënë se çdo gjë që ka bërë me të, ka qenë një gàbim i madh dhe ajo është penduar shumë. Muzo i shikon në distancë dhe sapo ai u shkon pranë, Nalani merr një taksi dhe largohet, ashtu siç bën edhe Muzo, pasi i lë Hajriut amanet Sedatin, që t’a marrë nga festa pa përfunduar rrugëve për shkak të pijes së tij të tepruar.

Për familjen time/ Nebahati shòkohet nga videoja që i tregon Shengyli

Kadiri shkon të bisedojë me Mehmetin, personin me të cilin është përzier Ogulxhani me Omerin. Mehmeti nuk e pranon kërkesën e Kadirit për t’ia paguar paratë me këste dhe për më tepër, dètyrohet të pranojë të plàgosë me thìkë një person, për t’i dhënë atij një mesazh nga Mehmeti. Kadiri shkon para atij personi por vetëm i tregon çfarë i kanë kërkuar t’i bëjë dhe i sugjeron t’ia mbàthë që aty. Ndërsa para Mehmetit, Kadiri thotë se e kreu atë punë. Mehmeti që e di të vërtetën, merr masa menjëherë dhe dërgon njerëz për të plàgosur Kadirin.

Ai ia shton bòrxhin duke ia çuar në plot 50 mijë lìra dhe e lë të plàgosur në mes të rrugës. Kadirin do e gjejë Melisa rastësisht, e cila i shkon pranë në ndihmë dhe për më tepër, e shoqëron deri tek shtëpia e shokut të ngushtë, tek Mazllumi. Aty, Melisa ofrohet t’ia japë paratë që i duhen për të shpëtuar por Kadiri përveçse refuzon, edhe e dèbon që aty. Gjatë asaj kohe, motrat, vëllai dhe kushërinjtë e tij po vàjtojnë heqjen e Orhanit nga puna dhe fëmijëve nga shkolla dhe për herë të parë, Shengyli me Orhanin mësojnë arsyen përse.

Shengyli nuk pranon dot që të pasurit t’i hèdhin në rrugë si asgjë, prandaj merr Ajbykenë me vete dhe shkon në restorantin ku në ato momente po drekojnë të gjithë sëbashku. Edhe pse janë me bashkëshortët reciprokë në krah, Akifi sërish e ngàcmon shumë Suzanën, aq sa ajo ndihet shumë në sìklet dhe lehtë i kërkon të ndalojë. Në atë drekim të rëndësishëm me investitorë të huaj, Shengyli me Ajbykenë do u shkojnë paprìtur, që Ajbyke të kërkojë falje, duke thënë dètyrimisht se ka shpìfur dhe ato nuk i ka parë duke u puthur.

Nebahati ndihet e tùrpëruar dhe i merr veçmas, jashtë restorantit. Ajo, përveçse nuk i pranon kërkesat e tyre për falje dhe rikthim në shkollë e punë, edhe i ofèndon. Shengyli nèvrikoset aq shumë, saqë lë Ajbykenë mënjanë dhe lehtë i pëshpërit në vesh Nebahatit se ajo nuk e njeh aspak bashkëshortin e saj që është një vràsès gjàkftohtë. Për t’ia vërtetuar fjalët që po thotë, ajo e fton në shtëpinë e saj dhe Nebahati shkon, menjëherë pas drekimit. Ajo shikon videon e Akifit duke shtýrë Veliun nga ndërtesa e lartë me sytë e saj dhe shòkohet që Shengyli po tregonte të vërtetën.