Vajza në dritare/ Festa e Sedatit bën xhèloz Hajriun

Xhavidanën e thërret Rafeti në zyrën e tij, pas mbledhjes me fëmijët ku u caktua Selena si drejtuesja e re e kompanisë. Ai i nxjerr përpara letrat e divòrcit të tyre dhe Xhavidana i firmos menjëherë, pa hezituar, pa i lexuar dhe pa u përgjèruar për ndonjë pajtim. Së fundmi, ajo thotë se gjëja më me vlerë që ajo donte nga ajo martesë, është vetë Rafeti, ndaj nuk i intrereson se çfarë ka shkruar apo nëse i ka dhënë gjë nga pasuria tij. Me të dalë nga zyra tij, ajo merr një telefonatë nga Xhaviti, i cili e dallon në zë se ajo nuk është mirë.

Të dy takohen sëbashku dhe në atë takim, edhe pse e di që Xhaviti ende e dashuron, Gylxhihana sërish flet vetëm për Rafetin dhe ndjenjat e saj kùndrejt tij. Xhaviti duron dhe së fundmi, i kërkon që ajo të mos e lërë Rafetin të fshìjë çdo gjë nga personaliteti i Gylxhihanës që ka qenë para se të njihej me Rafetin. Sakaq, në shtëpi shkon e para Nalanin, e cila surprizon pafund nënën e saj, duke i treguar se ka vendosur të festojë për daljen e Sedatit. Megjithatë, Ferideja i gëzohet një mundësie të re mes tyre dhe e përgëzon Nalanin.

Për atë festim, Nalani zbukurohet si kurrë më parë, me një fustan shumë të hapur dhe që bie në sy menjëherë. Hajriu e shikon duke dalë në atë formë nga shtëpia, dorë për dore me Sedatin dhe përbrenda ndjen një xhelòzi të madhe. Në atë festë ku shkojnë, edhe pse shkojnë sëbashku, Sedati nuk del dot nga natyra tij dhe sërish flìrton me vajzat që u kalojnë pranë. Nalani e shikon por nuk reagon fare ndaj tij, por reagon duke filluar të pijë. Lumturia e saj më e madhe për atë natë, është ardhja e paprìtur e Muzos.

Hajriu ndërkohë vijon t’a vështrojë nga larg, derisa nuk duron dot më por shkon t’a marrë nga tavolina, me një jùstifikim të kòtë. Nalani është pak e pirë dhe e lèndon Hajriun duke i thënë se çdo gjë që ka bërë me të, ka qenë një gàbim i madh dhe ajo është penduar shumë. Muzo i shikon në distancë dhe sapo ai u shkon pranë, Nalani merr një taksi dhe largohet, ashtu siç bën edhe Muzo, pasi i lë Hajriut amanet Sedatin, që t’a marrë nga festa pa përfunduar rrugëve për shkak të pijes së tij të tepruar.