“Duan të më ndajnë nga Gjesti! Gjeta një letër me emrin…”, Egli i rrëfen Rozanës ngjarjen e çuditshme

Egli Tako mendon se dikush brenda shtëpisë do ta ndajë me Gjestin.

Gjatë një bisede me Rozana Radin, ajo ka treguar se ka gjetur një letër të mistershme mbi krevatin e Gjestit, e cila mbante të shkruar emrin “Olsi.

“E ka gjetur dikush që nga veshjet e Olsit dhe e kanë lënë aty kastile te Gjesti. Kaq plera janë këta. Maskarenjtë.” – shprehet Egli, duke aluduar se dikush e ka ruajtur këtë letër prej kohësh me qëllim për ta përdorur si një mjet për të shkaktuar përçarje.

Sipas saj, letra i përket Olsi Abazit, i cili ishte banor në këtë edicion të spektaklit.