Tingullon e pabesueshme por mesa duket, nga komentet e ndjekësve fanatikë të BBVA, që e ndjekin live 24 orë këtë reality show, Gjesti dje ka dalë nga shtëpia e BBVA.
Dje para Prime, Gjesti i ka rrëfyer Eglit se ka bërë një rrezikim, por produksioni menjëherë e ka larguar kameran nga ai duke i fikur dhe mikrofonin.
Këngëtari nga Kosova është hedhur nga muri i shtëpisë së BBVA, dhe pastaj produksioni e ka futur brenda sërish, teksa të gjithë banorët e tjerë i kanë futur në living.
Ka qenë edhe Tiri i cili teksa ndodhej në Living ka thënë që një banor i BBVA u hodh nga muri i shtëpisë.
Ende nuk dihen arsyet se pse Gjesti e ka ndërmarrë këtë veprim dhe përse Produksioni ka vendosur ta fsheh.