E papritur! Redoni nxjerr bllof Produksionin: “Mesazhin ndaj Eglit nuk…”

Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania, Redoni, ishte i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, ku foli për eksperiencën e tij në shtëpi dhe raportin me Eglin.

Ai theksoi se për shkak të kohës së shkurtër në lojë, krijoi vetëm një lidhje të afërt, pikërisht me Eglin, të cilën e mbështet.

Gjatë intervistës, Redoni reagoi i habitur ndaj një mesazhi të shfaqur në Big Love në emër të tij, duke mohuar çdo përfshirje dhe duke theksuar se dikush e kishte përdorur emrin e tij pa dijeni. Megjithatë, ai shtoi se nuk ka asgjë kundër nëse mesazhi ka pasur një ndikim pozitiv.

“Për hir të vërtetës, nuk kam çuar mesazh, nuk kam qenë ai unë, por nëse është përdorur emri im për diçka pozitive, atëherë s’kam asgjë kundër. Më ka ardhur keq që është përdorur emri im në atë aspekt, që mundet të më dëmtojë ndonjë raport që mund të jem duke e krijuar” – tha ai.