Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP 4” janë surprizuar nga mesazhet që fansat, miqtë dhe familjarët kanë dërguar për ta në “Big Love”.
Egli ka marrë mesazhe të shumta, por vëmendjen më të madhe e mori ai i Sara Gjordenit. Kjo e fundit e ka mbështetur herë pas here banoren duke bërë postime në rrjetet e saj sociale për të.
“Dallgët nuk e mbysin një varkë, ajo fundoset vetëm nëse një gropë hapet brenda saj… Sara Gjordeni”, shkruante ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.
Ndërkohë Egli e falënderon shumë Sarën për gjithë mbështetjen që i ka dhënë si jashtë ashtu edhe brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Sara faleminderit shumë, shumë, shumë, të kam patur suport edhe jashtë. faleminderit shumë, jam shumë mirënjohëse. E di që ke qenë një vajzë me një histori paksa të vështirë këtu. Si vajza vajzës, të puth fort. Puthe bebin, të fala Bardhit. Je shumë e mirë. Faleminderit”, thotë Egli e emocionuar.