E rëndë! Pritet Zarf i Zi për Laertin! Aktori ofendon rëndë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

Në një moment, i ndodhur jashtë në pishinë, Gjesti është shprehur me fjalët “Allahu Ekber”, fjalë të cilat të përkthyera në shqip do të thojnë Zoti është më i madhi dhe. këto fjalë janë të shenjta për të gjithë muslimanët.

Laerti pasi ka dëgjuar këto fjalë i është hakërryer menjëherë Gjestit shumë ashpër.

“Përse thua Allahu Ekber? E di kush e thotë atë fjalë? Ato fjalë i thonë veç ato që presin kokat”, është shprehur aktori, duke ofenduar kështu rëndë të gjithë besimtarët muslimanë për të cilët ato fjalë janë të shenjta.

Shumë fansa janë ndjerë të ofenduar nga fjalët e Laert Vasilit dhe në komente janë të shumtë ato që kërkojnë një zarf të zi për Laertin.

Mbetet për tu parë se cili do jetë vendimi i Vëllait të Madh nëse do e përjashtojë Laertin apo jo.