Egla dy fjalë për Eglin dhe një deklaratë të fortë për Gjestin: “Disa e kanë frikë, disa nuk guxojnë as ta…”

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, ka shprehur publikisht mbështetjen e saj për banorin e këtij sezoni, Gjestin.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo theksoi se Gjesti nuk ka rival brenda shtëpisë dhe se të tjerët ose i afrohen nga frika, ose nuk guxojnë ta nominojnë.

“Në kontekstin që është krijuar aty brenda, unë jam me Gjestin. Po, po, me atë djaloshin pa shkollë, por më i vërteti nga të gjithë”, shkroi aktorja.

Egla, e njohur për karakterin e saj të fortë gjatë qëndrimit në BBVIP, e konsideron këtë format si një nga spektaklet më të paparashikueshme, ku në thelb “ruhet njeriu”.