Egli e fitoi Big Brother-in e saj, ja shifrat e frikshme të ndjekësve që ka shtuar këngëtarja

Padyshim që kryefjala e këtij edicioni të Big Brother VIP Albania kanë qenë dyshja Egli-Gjesti, të cilët më së shumti kanë fituar zemrat e ndjekësve.

Por rrugëtimi i Eglit u mbyll më shpejt seç pritej, pasi e përfshirë shumë në një lidhje dashurie me Gjestin, dashuri që nuk ju kthye, nuk mundi t’i rezistonte lojës deri në fund për arsye shëndetësore.

Megjithatë, mund të themi lirisht që Egli e ka fituar Big Brother-in e saj, kjo pasi dihet që çdo banorë aty brenda futet për të fituar popullaritet.

Këtë Egli ja ka arritur mjaft mirë, madje duke kaluar çdo lloj parashikimi.

Ditën kur Egli vendosi të linte shtëpinë e BBVA, Instagrami i saj numëronte 207 mijë fansa, ndërsa aktualisht Egli numëron plos 327 mijë fansa, pra 120 mijë ndjekës ka fituar Egli që nga momentin që ka lënë shtëpinë e BBVA.

Ky është një tregues i qartë i dashurisë dhe mbështjetjes së gjerë që Egli ka marrë nga publiku.