E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Erika Hasani, ish-konkurrente e “Përputhen”.
Ajo ka folur më shumë për jetën e saj pas këtij programi, historinë e saj të dashurisë, por duke u ndalur edhe tek banorët e “Big Brother VIP 4” për të dhënë mendimin e saj…
Si e komenton situatën mes Eglit dhe Gjestit, ku ajo i ka ndjenjat këtij të fundit? Si i sheh këto vajza që i hapin zemrën të parat një djali?
“Mendoj se janë pak shushka. Nuk besoj se i bëri mirë vetes sepse koha ka vërtetuar gjithmonë që nëse ne femrat ia shprehim dashurinë të parat, jemi ato që lëndohemi të parat. Nuk duhet ta shprehësh.”
Por pse jo? Kohët kanë ndryshuar, pse vetëm një mashkull duhet t’i shkojë nga pas një femre?
“Po kështu siç kanë ndryshuar rrethanat, i bie që t’i marrim burrat e t’i veshim me fustan, t’i mbajmë dhe në shtëpi…”