Egli ja thotë troç Gjestit: “Ti me Rozanën ke një…”

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur edhe ballafaqimi i shumëpritur mes Eglit dhe Gjestit pas rikthimit të këngëtares në shtëpinë e BBVA.

Ndër të tjera, Egli i ka ritheksuar atij dashurinë e saj për të, por duke shtuar se kësaj herë do vendosë dinjitetin e saj të parin.

Një temë kyçe gjatë diskutimit të tyre ka qenë dhe Rozana, për të cilën Egli i është drejtuar Gjestit me këto fjalë:

“Ti me Rozanën ke një lojë që atë nuk e lëshon dot, sepse ti prap nesër, në orën 12, vjen ajo të kërkon falje dhe ti e fal përsëri…”

Gjesti ndërkohë e ka mohuar këtë duke u shprehur se “njerëzit po munden pa nanë e pa babë e jo ma pa Rozanën…”