Pas daljes së Eglit nga BBVA, popullariteti i saj është rritur tej maset dhe kjo vërehet edhe tek numri i madh i ndjekësve të saj.
Gjithashtu, se sa shumë e duan fansat Eglit vërehet edhe tek komentet që çdo postim i BBVA merr, ku janë të shumtë në numër komentuesit që kërkojnë rikthimin e saj.
Por sa i mundur është rikthimi i Eglit? Për këtë ka folur gazetari Ronaldo Sharka, i cili ka dhënë opinionin e tij.
“Për mendimin tim Egli mund të rikthehet duke parë se sa shumë e duan fansat rikthimin e saj, mandje të mëdha janë shanset edhe që ta fitojë…”, është shprehur gazetari i ftuar në emisionin Wake Up.