“Është lojë për të më nxjerrë…”, G-Bani hedh dyshime për daljen e tij

Prime i sotëm nisi ndryshe, pasi Ledjoni hyri në shtëpinë e BBVA për t’i dhënë një lajm G-Banit.

Babai i rreperit është i sëmurë dhe familjarët e tij kanë kërkuar që G-Bani të jetë pranë tyre.

Ledjoni i tha se produksioni i ka prerë biletën për Londër dhe G-Bani vendosi të largohet.

Por në media po qarkullon një video ku në dalje të shtëpisë, G-Bani pyet Ledjonin: “Është rrenë për të më nxjerrë…?”

Kjo ka hedhur dyshime se produksioni ka vendosur ta nxjerrë G-Banin në këtë mënyrë për ta kursyer nga Zarfi i Zi pas sjelljeve të tij të përsëritura.

Megjithatë, në çdo rast, ne i urojmë shëndet dhe shërim të plotë babit të G-Banit.

https://www.instagram.com/reel/DGynVLaxERg/?igsh=cjUxb2pra3c3bTBj