Ryja vrapon pas Çiçekut kur mëson se ajo e ka denòncuar në pòlìci Iskenderin. Ajo përpiqet të flasë me të por tanimë është Çiçeku ajo që nuk do, pasi, sipas saj, Ryja nuk e shikon gjithmonë si motrën e saj por vetëm kur asaj i intereson. Megjithatë, thekson se për vete, ajo e ka ndjerë gjithmonë si motrën e saj dhe kështu e vlerëson. Gjithashtu, Çiçeku thotë se e ka falur Iskenderin për çfarë i ka shkaktuar asaj, sepse ka rënë në dashuri me të. Pas atyre fjalëve, Çiçeku largohet prej Ryjasë.
Iskenderi në ato momente ndodhet përballë kòmisarit, duke pranuar çdo fàj për të cilin është akùzuar por edhe duke shpjeguar se si qëndron e vërteta, pasi ai nuk e konsideron veten vràsès, përtej vdèkjeve që ndodhën pasi humbi kontrollin e situatës. Për më tepër, Iskenderi nuk kërkon fare avòkat, pasi do që të dalë përballë drejtësisë në mënyrën më të denjë. Vëllai i tij që nuk përfundoi në bùrg por në spìtal të shëndetit mendor, po pèson krìza të njëpasnjëshme, pa ndalim fare.
Infèrmierja e moshuar që i shkon pranë për gjìlpërën e rradhës, i thotë gjënë më të paprìtur për të, se ajo është nëna e tij. Pas trònditjes që shkakton tek Çelebiu, ajo sërish largohet, duke e lënë të izòluar të vetëm në dhomën me dritare me hekura. Ndërsa gruaja që shpëtoi nga Çelebiu, Xhemreja, bëhet një derë e hapur shpëtimi për shumë gra që gjejnë guximin të pranojnë jetën e dhùnshme që bëjnë dhe të kërkojnë ndihmë për të dalë nga ajo situatë. Sëbashku me fëmijët e trèmbur e të vùajtur, Xhemreja u premton strehim.
Në ndihmë të misionit aq të dobishëm që Xhemreja ka marrë përsipër, do vijë Tomrisi. Me mundësitë e saj ekomonike, ajo dhuron një ndërtesë të madhe, që do shërbejë si strehim për gratë dhe fëmijët që prej vitesh jetojnë me dhùnèn. Por, mes tyre, do jetë një person që nuk e pranon ndihmën që vjen nga mundësitë e saj ekonomike. Ajo është pikërisht Çiçeku. Çiçeku, thotë me bindje se do të bëjë hapa për jetën e saj, por vetëm me mundin e saj, që të ndihet krenare në fund të çdo gjëje.