Iskenderi mbetet pa fjalë kur Çelebiu kërkon vajzën e tij dhe me kéqardhje i thotë se Gyneshin e ka marrë Xhemreja. Për atë natë, ai arrin t’a ndalojë Çelebiun që të mos u shkojë atyre pranë por në mëngjesin e të nesërmes, askush nuk e ndalon dot Çelebiun nga bástisja në shtëpinë e Xhemresë. Ai futet brenda dhe dhùnon sërish Xhemrenë, para syve të Gyneshit. Kjo e fundit, refuzon të shkojë me babanë e saj. Ajo ngulmon se do qëndrojë me nënën dhe Çelebiu nuk e refuzon dot.
Ai largohet që aty duke i thënë Xhemresë se ajo nuk do mund të kujdeset për Gyneshin siç kujdeset ai. Sapo del që aty, ai përballet me Ryjanë dhe Omerin. Ai betohet para Ryjasë se do e paguajnë të gjitha për çfarë i kanë bërë atij, e më pas largohet. E tmérruar nga shenjat në fytin e Xhemresë, Ryjaja qàn bashkë me të, ndërsa Omeri e merr Gyneshin që aty për t’a qetësuar jashtë atyre mureve. Bashkë me Ozanin, ato angazhohen që t’i gjejnë Gyneshit macen e saj të preferuar, që ajo e quan ‘Princeshë’.
Paralélisht, Iskenderi ballafaqohet me nënën e tij, që për çudinë e tij të madhe, ulet të hajë mëngjes fare normalisht, sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe sikur nuk kanë asgjë për të folur. Hapurazi, ai e pyet se kur e ka pasur ndërmend që t’i tregonte të vërtetën e Çelebiut por Hylja sypatrèmbur, thotë se nuk e ka menduar ndonjëherë që t’ia tregonte. Mes tyre lind një dèbat i madh, por Hylja ngulmon në të sajën. Gjatë kohës që ato debàtojnë për Çelebiun, ai vetë ndodhet në kompani, duke marrë një ofertë tepër të màjme, atë të rikthimit në kandidim.
Për çudinë e madhe të kolegut të tij, Çelebiu refuzon të kandidojë më për kryebáshkiak, duke thënë se nuk dëshiron që njerëzit të mendojë se ai e tregoi historinë e tij për të përfituar púshtet. Pavàrësisht ngulmimit të kolegut, Çelebiu nuk pranon. Në ato momente, Xhemreja vërteton fjalët e tij. Ajo shoqëron Gyneshin në shkollë por mësuesja nuk e lèjon të futet në klasë pasi pagesa e semestrit nuk është kryer për Gyneshin. Xhemreja shókohet kur mëson shumën që duhet paguar, prandaj e merr Gyneshin që aty dhe largohet derisa të gjejë zgjidhje.