Ozani shkon në vendin ku e ftojnë ndërmjet një telefonate, por ai e di mjaft mirë se në atë vend, është krijuar një kùrth për të. Djaloshi i lagjes, Uzuni, e ka parë nga larg Çelebiun që ka shikuar skenën e puthjes mes Ozanit dhe Xhemresë, ndaj dhe kanë qenë të përgatitur për një kùrth. Në vendin ku shkon, Ozanit i drejton Adnani një àrmè në kokë, ndërsa Adnanit i vendos Omeri një thìkè në qafë, duke i shkuar nga pas në mënyrë mëse të paprìtur. Kòmisari pòlìcisë me të cilin kanë bashkëpunuar, ndërhyn dhe arrèston Adnanin.
Paralèlisht, Xhemreja merr nga Gyneshi letrën e rradhës që Ozani i ka dërguar. Përveçse një letër ku i shpjegon çfarë do bëjë, ai i ka dërguar edhe një përgjùes, për t’a vënë diku ku Çelebiu mund të flasë lìrisht. Në ato momente, Çelebiu ndodhet përballë Iskenderit, duke përqèshur gjendjen e tij prej një të dashuruari, të cilit i thotë me bindje se Çiçeku nuk do e dashurojë asnjëherë. Iskenderi i frùstruar, e përmban veten por dhe e pyet Çelebiun se çfarë mendon për veten që ende i përgjèrohet Xhemresë për pak dashuri.
Me aq, Iskenderi largohet nga zyra dhe sërish shkon pranë Çiçekut, por kësaj rradhe, Bylenti nuk e lejon të futet brenda. Çiçeku gjithashtu nuk e pranon dot në shtëpi sepse Bylenti e kèrcènon me Atlasin, duke i thënë se do largohet bashkë me të, nëse ajo e pranon Iskenderin brenda. Dètyrimisht, Iskenderi largohet. Pas largimit të tij, Çiçeku qëndron e vetme me Atlasin që tashmë flet në prezencë të saj. Ai i tregon se arsyeja përse nuk ka folur prej vitesh, ka qenë frìka nga babai i tij, të cilin një natë e ka parë duke dhùnùar një tjetër person.
Sipas Atlasit, me atë person, Bylenti është futur në qìlarin e shtëpisë dhe nga ai qìlar, ka dalë vetëm Bylenti, i cili e ka kèrcènuar të mos flasë. Nga frìka se mos flet gàbimisht, ai ka vendosur të mos flasë më kurrë. Rrëfimin e Atlasit, e dëgjon edhe Bylenti, por nuk ndërhyn. Ai largohet për në dhomën e tij ndërsa Çiçeku pret derisa Atlasi flen dhe më pas shkon të kontrollojë në qìlar. Në mënyrë tmèrruese, ajo prek dorën e një personi pasi gërmon tokën për pak. Sapo del nga qìlari me dorën në gojë, asaj i del përpara Bylenti.