Flakët e fatit/ Çiçeku mëson një sèkret të madh nga Atlasi

Ozanit dhe Omerit i del përpara Uzuni, djaloshi i lagjes që dëgjon e shikon çdo gjë që ndodh në atë lagje dhe kësaj rradhe, ai është i frìkësuar për Ozanin pasi ka parë Çelebiun që nga larg e ka shikuar Ozanin duke puthur Xhemrenë. Ato janë mëse të bindur që Çelebiu do hàkmerret, ndaj dhe telefonata që i vjen Ozanit, është mëse e ditur që është kùrth. Ozani i përgjigjet asaj telefonate dhe shkon në adresën e kërkuar, ku Adnani do e presë me një àrmè të drejtuar në kokën e Ozanit. Por, pas Adnanit do qëndrojë Omeri.

Me një thìkë në dorë që e vendos në fytin e Adnanit, Omeri e ndalon atë nga shkrèpja àrmès, derisa në skenë vjen kòmisari dhe e arrèston Adnanin. Në ato momente, nga Ozani ka marrë një pako Xhemreja, të cilës ia ka sjellur fshèhurazi vajza e saj, Gyneshi. Brenda ka një përgjùes të vogël dhe një letër ku Ozani i shkruan se duhet t’a vendosë me patjetër në një nga vendet ku Çelebiu kryen biseda më së shumti. Paralèlisht, Çelebiu po bisedon me Iskenderin, por në mënyrë pòshtëruese dhe tàllëse, se si gjòja Çiçeku nuk do e dashurojë kurrë.

Iskenderi, ndonëse mèrzitet, i sugjeron irònikisht Çelebiut që të shikojë edhe veten, që ende në atë moshë po i përgjèrohet Xhemresë për pak dashuri. Iskenderi largohet dhe këmbët e shpien sërish tek Çiçeku. Në shtëpinë e saj, do gjejë Bylentin si pèngesë, i cili menjëherë e kèrcènon Çiçekun se do marrë Atlasin e do largohet, nëse ajo nuk e dèbon Iskenderin. E dètyruar, Çiçeku i kërkon atij që të largohet. Jo shumë çaste më vonë, Atlasi vendos të rrëfejë sèkretin më të madh para Çiçekut; arsyen përse nuk ka folur për një kohë aq të gjatë.

Atlasi tregon se pak vite më parë, një natë, ai ka parë babanë e tij duke u përlèshur me dikë tjetër në oborrin e shtëpisë. Personi tjetër ka rènë pa ndjenja, babai tij e ka tërhequr për në qìlar dhe nga ai qìlar, ka dalë vetëm babai i tij, ndërsa personin tjetër nuk e ka parë kurrë më. Babai i tij e ka parë që Atlasi e ka ndjèkur atë skenë ndaj dhe e ka kèrcènuar të mos flasë. Nga frìka se mos i shpëtonte nga goja ajo gjë, Atlasi nuk ka folur më. E frìkësuar, Çiçeku shkon në qìlar dhe me pak gërmim gjen dorën e kùfomës por para se të veprojë, Bylenti i del përpara.