Flakët e fatit/ Çiçeku nuk pranon planin e Ryjasë për t’i hedhur fàjin Iskenderit

Tomrisi arrin të bind Ryjanë që t’i shkojë Çiçekut pranë si avòkatja saj, gjë për të cilën Ryja thotë se po e bën vetëm për hir të kohëve të vjetra. Ryja i kërkon Çiçekut që ajo t’i tregojë detajisht se çfarë ka ndodhur atë natë dhe në përfundim të rrëfimit, Ryja pretendon t’i hèdhin fàjin Iskenderit, që t’a lirojnë Çiçekun, por kjo e fundit nuk pranon kurrsesi. Ajo thekson se nuk do rrënòsë më tepër personin që vràù dikë vetëm për t’a shpëtuar atë. Kjo gjë, fillon një dèbat shumë të ashpèr mes tyre.

Çiçeku vë në pikëpyetje drejtësinë e Ryjasë, duke i thënë me bindje të plotë se ajo do e kishte quajtur hèro Omerin nëse do kishte vràrè për të por Iskenderin që ia shpëtoi jetën, e quan thjesht vràsès. Pas atyre fjalëve, Ryja pranon të nxjerrë Çiçekun që aty, duke mos e démtuar fare Iskenderin. Ryja i bën të qartë, Hyljës, nënës së Iskenderit, se nëse do që t’a shpëtojë djalin e saj, duhet të bashkëpunojë. Falë bashkëpunimit të tyre, Çiçeku dhe Iskenderin arrin të thonë të njëjtën deklaratë para pòlìcisë.

Lírimi i Çiçekut, mundësohet menjëherë. Ajo rikthehet në shtëpi, pranë Atlasit, që lumturohet pafund kur e shikon aty. Ai kërkon të dijë edhe për Iskenderin, për të cilën Çiçeku i thotë se do i shkojnë ato pranë atij. Tomrisi i dëgjon dhe me pak stil largon Atlasin, ndërsa Çiçekut i bën të qartë se nuk do lejojë që nipi t’i rritet me vràsèsin e vajzës, prandaj duhet t’a mbajë larg Iskenderin. Çiçeku përpiqet t’a jùstifikojë Iskenderin dhe Tomrisi mirëkupton mirënjohjen që ajo ka që ai ia shpëtoi jetën, por rithekson se nuk ka vend për Iskenderin në jetët e tyre.

Sakaq, përtej tyre, Omeri i shkon pranë Zejnebit, duke mbajtur në dorë unazën që ajo i la. Ai thotë se ka kuptuar që nuk di të dashurojë, nuk di t’a shprehë kurrë atë që ndjen dhe largohet duke ia lënë unazën asaj në dorë, me qëllimin që ai të sqarojë se ka hequr dorë përfundimisht nga diçka e mundshme mes tyre. Omeri kthehet në dyqanin e tij, nga ku shikon nga larg Ryjanë që po e shoqëron në shtëpi Serkani. Ky i fundit, në formë të paprítur, atë natë, i rrëfen dashurinë Ryjasë, duke sqaruar se nuk pret gjë prej saj.