Hylja futet në dhomën ku dergjet Çelebiu në shtrat dhe fshèhurazi, i bën atij një injèksion, që do sjellë menjëherë ndalimin e rràhjeve të zemrës dhe pulsit. Dòktorët futen brenda dhe me kèqardhje japin làjmin e vdèkjes së Çelebiut. Iskenderi tmérrohet i tëri por megjithatë, dëshiron të dijë nëse ishte me të vërtetë një vetvràsjè apo vràsjè, ndaj kërkon të bëhet autòpsia. Hylja kúndërshton, thotë se kurrsesi nuk do lejojë t’ia cópëtojnë trupin të birit dhe së fundmi, pyet Iskenderin nëse në këtë formë ai do pastrojë ndërgjegjen e tij.
Gjatë kohës që ato flasin, Ryja po përgatit një surprizë për Omerin, ku në fund do i propozojë atij për t’u martuar, meqë herën e parë ishte ajo që e refuzoi atë. I emocionuar nga ai moment që po bëhet realitet, Omeri pranon. Me t’u kthyer në lagje, làjmin e fejesës së tyre e merr edhe Ozani me Zejnebin që po bisedojnë me njëri tjetrin dhe vërejnë dukshëm unazat e tyre të fejesës. Zejnebi, mëse e mërzìtur futet brenda në shtëpinë e saj ku ndodhet e ëma dhe Seheri. Të dyja e vërejnë mërzìnë e Zejnebit dhe e bëjnë të flasë me patjetër.
Pa pasur qëllim t’a thotë, Zejnebit i rrèshqet nga goja edhe rrezìku që i është kanòsur atë ditë Ozanit që donte t’a vrísté Adnani. Ato fjalë, shkaktojnë një atàk në zemrën e Seherit, e cila dërgohet me nxitim në spítal. Atje do shkojë edhe Omeri me Ozanin shumë shpejt, para të cilëve Zejnebi rrëfen të vërtetën dhe kërkon shumë falje. Megjithatë, Zejnebit nuk i del inàti për fejesën e Omerit ndaj qëllimisht, bën një làjm për “vajzën arístokrate që po martohet me të vàrfrin”. Jo shumë orë më vonë, gàzetarët do mbërrijnë para Ryjasë dhe Omerit.
Ryja heziton t’u përgjigjet sepse shòkohet por Omeri e merr si shenjë që ajo ka túrp nga ai dhe largohet i tríshtuar. Koha kalon dhe Seheri zgjohet pas ndërhyrjen që i bëjnë mjèkët, por ajo kërkon të flasë vetëm me Xhemrenë, për t’i kërkuar të qëndrojë larg Ozanit. Xhemreja premton, por thekson se nuk po e bën për hir të saj, por për Ozanin dhe jetën e tij. Që aty, ajo shkon në mòrg, pasi do të shohë me sytë e saj Çelebiun që ka vdèkur. Askush nuk e lejon por kómisari i tregon se ai e ka parë me sytë e tij, por as ai dhe askush tjetër nuk e di që Çelebiu jeton dhe Hylja me dòktorin e kanë inskènuar të gjithë situatën që ai t’ia mbàthë.