Omeri dhe Iskenderi shkojnë pranë kapitenit të jahtit që do tránsportonte Çelebiun ilègalisht, por ai nuk flet, derisa Iskenderi i ofron para aq sa kapiteni dëshiron. Me një informacion të shkurtër që marrin, ato dalin që aty por Çelebiu në atë moment po shkonte në jaht dhe sapo i shikon ato, ia mbàth. Edhe ato të dy i vihen nga pas por Çelebiu e gjen formën për t’u shpëtuar nga sytë. Një telefonatë nga Ryjaja për Omerin, do i bëjë që të kthehen nga kërkimi për Çelebiun pasi ajo i thotë se Ozani është shumë kèq.
Për fat, edhe Iskenderi futet në spítal dhe kur Tomrisi tregon çfarë gjàku i duhet Ozanit për të shpëtuar, Iskenderi vetëofrohet, duke qenë i vetmi që ka të njëjtin grup gjàku me Ozanin. Procedura përfundon por Ozani sërish nuk reagon. Me kéqardhje, Tomrisi thotë se nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të presin. Gjatë asaj pritjeje të pádurueshme, Omeri del jashtë në oborrin e spítalit për të marrë ajër të pastër dhe nga pas i shkon edhe Ryjaja. Kjo e fundit, e vëren se Omeri po i mban qëndrim për shkak se e denòncoi në pólíci për àrmè.
Shkurtimisht por mes lótësh, Ryja i shpjegon se ashtu siç ai nuk e mendon jetën pa Ozanin, as ajo nuk e mendon jetën pa të, ndaj ai duhet t’a kuptojë, por Omeri nuk e kupton sërish. Ai ngrihet në këmbë duke thënë se nëse Ozani vdès, pa asnjë hezitim edhe ai do e vràsè Çelebiun. Betimin e tij e dëgjon edhe Iskenderi që u shkon pranë për t’u dhënë làjmin e mirë, që Ozani është zgjuar por betimi i Omerit e bën të ndryshojë mendim për bashkëpunimin me të, pasi Iskenderi kishte qëllim vetëm t’a dòrëzonte në pólíci të vëllanë, jo t’a vrísnín.
Megjithatë, pas atij làjmi të bukur për Ozanin, Iskenderi largohet dhe bashkë me të, në të njëjtën makinë, edhe Çiçeku. Gjatë rrugës, në një moment, Iskenderi vendos të mos e përmbajë më veten por t’i shprehë asaj ndjenjat që ka për të. Të dy afrohen shumë me njëri tjetrin por Iskenderi merr guximin që t’a puthë. Paralèlisht, një e paprítur e bukur por përlotëse do ndodhë për Xhemrenë. Dikush e fotografon në atë gjendje të fríkësuar para kómisariatit, e shpërndan në rrjète sociale dhe një numër i madh femrash vendosin t’i bashkohen Xhemresë, duke qëndruar edhe ato para kómisariatit, pranë saj, të ulura në tokë.