Ryjaja qëndron pranë Omerit, teksa ai merret me punët e dyqanit. Ajo mëson se si ai e organizon biznesin e dyqanit dhe më pas e ndihmon kur ai shet gjëra antìke në treg. Paralèlisht, babai i saj Kenani shkon të takojë Tomrisin në spìtal dhe shikon se Çiçeku po futet në sallë operimi për djègien që ka në fytyrë. Ai i uron gjithë të mirat e më pas diskuton me Tomrisin për artèfaktet historike. Kenani i frìkësuar, që ka rènë në kùrthin e Iskenderit dhe ende nuk e di, i thotë Tomrisit se vëllezërit Kajabejli e kanë gjetur vendin ku po i mbajnë të fshèhta.
Me nxitim, Tomrisi ia përcjell làjmin Ozanit por nuk i tregon se kush ia ka thënë. Ozani e përcjell tek Omeri, që është i shoqëruar edhe nga Ryjaja por Omerit i sjell dýshime ai làjm. Ai thotë me bindje të plotë se asnjë njeri nuk mundet dot t’a gjejë vendin ku ato i kanë fshèhur, ndërsa Ozani ngulmon se Tomrisi nuk gènjen. Omeri gjithashtu pranon se ajo nuk gènjen por ngulmon se gènjen personi që ajo mban të fshèhtë, që i ka thënë se e kanë gjetur vendin. Megjithatë, Ozani dhe Ryjaja pàndehin se është më mirë të shkojnë e të kontrollojnë.
Rrugës, ato vërejnë makinën që po i ndjèk dhe Omeri e përdor si argument se ato po i ndjèkin. Prandaj kthejnë dhe ndalojnë në një vend që fshèhurazi përdoret si klub nate. Iskenderi futet brenda me shpresën se gjeti artèfaktet historike por përballet me përtàlljet e Omerit, Ozanit dhe ish të fejuarës së tij, Ryjasë. Megjithatë, ato nuk neglizhojnë faktin që t’i tregojnë Tomrisit se dëshmitari saj i fshèhtë, e ka gènjyer. Për atë lojë që i bënë Iskenderit një natë më parë dhe për faktin që për shkak të Kenanit ua kanë marrë artèfaktet, Çelebiu merr një vendim dràstik.
Ai urdhëron vràsjèn e Kenanit, ndërsa Iskenderi kundërshton në mënyrë të prèrë. Edhe pse Tomrisi nuk e di atë plan që Çelebiu sapo bëri, ajo e kupton kùrthin në të cilin e kanë futur Kenanin, ndaj takohet me të dhe i kërkon t’ia mbàthë që të shpètojë kokën. Lìgësia e Çelebiut do dèmtojë edhe Ozanin, sepse do i dërgojë atij në shtëpi fàjdexhinjtë ku ai ka marrë para. Seheri trònditet e tëra, Xhemreja i shkon në ndihmë dhe shpejt vjen edhe Ozani, i cili do përballet me hàkërrimin e Seherit që i thotë se prej idèalizmave të tij, ato sot jetojnë në mjèrim.