Iskenderi çudit Çiçekun duke i dalë asaj përpara pasi ajo përfundon vizitën tek Aliu në bùrg. Ai i kërkon Çiçekut që t’i tregojë ku po e mbajnë të fshèhur Kenanin, sepse duhet t’a marrë e t’a largojë që aty pa e gjetur Çelebiu, përndryshe Kenani është i vdèkur. Çiçeku e ka thuajse të pamundur t’a besojë por insistimi Iskenderit dhe pánikosja e tij e bëjnë të besojë se ai ka të drejtë dhe se do jetë shumë vonë për Kenanin nëse e gjen i pari Çelebiu. Gjatë asaj kohe, ky i fundit po shoqëron në pòlìci Tomrisin, sepse janë të dètyruar.
Tomrisi mëson para kómisarit se gjòja në vàrrin me emrin e Çiçekut, nuk ndodhet Shimali. Çelebiu ka përdorur lidhjet e tij për të ndërhyrë tek labòratori i anàlizave dhe i ka ndërruar ato me të dhënat e një kùfòme që ka vdèkur duke rënë nga një pallat i lartë. Tani Tomrisi është një hap para Çelebiut, sepse nëse do zbulohet që anàlizat janë fálsifikuar, fàji do réndojë mbi Çelebiun. Sakaq, në shtëpinë e këtij të fundit, Xhemreja mëson nga vetë nëna tij Hylja se Esinin e ka dërguar ai në Zvícër, në një klínikë prívate.
Ndërkohë Çelebiu dhe Tomrisi largohen nga kómisariati por ajo menjëherë telefonon Kenanin dhe ndjen rrèzik që ai nuk përgjigjet. Tomrisi telefonon edhe Ryjanë për t’i treguar se çfarë po ndodh dhe Ryjaja me Omerin nxitojnë për në vendin ku po e mbajnë të fshèhur Kenanin. Secili prej tyre tmèrrohet kur nuk e gjejnë aty, ndërsa Ryjaja e lëshon veten në lòt. Paralèlisht, Iskenderi po përpiqet t’a bindë vëllanë e tij se nuk duhet t’i japë dénim Kenanit pasi e ka bindur Kenanin të mos rrëfehet në pòlìci dhe të largohet njëherë e mirë nga Tùrqìa.
Çelebiu nuk e beson aspak dhe i kërkon Iskenderit t’i tregojë vendin ku e ka fshèhur Kenanin, por Iskenderi nuk e bën. Pak çaste më vonë, lígësia e Çelebiut do prekë jo vetëm Xhemrenë por edhe vajzën e tyre të vogël, Gyneshin. Ai i kërkon të heqë dorë nga gjÿqì për divòrc nëse do t’a shohë sërish të bijën por Xhemreja nuk pranon, ndaj ai i kërkon Xhemresë të qëndrojë, në prezencë të Gyneshit. Xhemreja sërish nuk pranon dhe Gyneshi mbushet me mllèf, aq sa i thotë se nuk e do më.